BREAKING NEWS

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua menjëherë në Tiranë pas dyshimeve për koronavirus, dalin përgjigjet e analizave për 15-vjeçarin afgan

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua
x

Aktualitet

“La punën dhe rrinte me orë në Facebook”/ Burri me lot në sy bëri rrëfimin e pazakontë, gruaja përballet ‘live’ me bashkëshortin që e akuzoi se e braktisi dhe i mori vajzën: Para se të ikja më la...

“La punën dhe rrinte me orë në Facebook”/  Burri me

Vetëm disa ditë më parë Shpëtim Çorollari ka rrëfyer në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 momentet më të vështira të jetës së tij. Ai tha se raportet me bashkëshorten i kishte shumë të mira, deri para disa muajve kur ajo hoqi dorë nga çdo lloj përgjegjësie.

Filluan debatet e konfliktet mes tyre, ajo nuk punonte sipas Shpëtimit dhe qëndronte me orë të tëra në “Facebook’. Ai i kërkonte llogari ndërsa ajo shkoi dhe e denoncoi në polici madje ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje. Shpëtimi e akuzoi gruan për tradhti derisa në datën 9 nëntor vendosi të largohej dhe mori me vete vetëm vajzën e vogël. Para se të largohej ka lënë një letër mbi tavolinë ku i shpjegonte arsyet pse po e linte dhe premtonte që do të kthehej e do të merrte edhe 2 djemtë. Shpëtimi tha se e ka dashur shumë të shoqen, por ajo që e shqetësonte më shumë ishte vajza e tij e vogël. Ai deklaroi në emision se jeta e vajzës ishte në rrezik.

Pas transmetimit është përgjigjur ish-bashkëshortja e tij. Ajo ka kërkuar një përballje ‘live’ me Shpëtimin për të thënë publikisht se si qëndron e vërteta.

Marjeta tregoi si ishte njohur me Shpëtimin dhe se gjendja e vajzës së vogël ka qenë në gjendje shumë të keqe, duke shpjeguar arsyet.

“Vajza është tre vjeçe. Ka qenë shumë keq. Arsyet i di babai i tij. Falë njerëzve të mi po kapërcej çdo gjë. Sot vajza është më mirë sesa ka qenë. Ka pak frikë”, tha Marjeta në një lidhje ‘live’.

Ajo tha se për lidhjen e tyre familjet nuk kanë qenë dakord. “Jemi njohur 15 vite më përpara, me dashuri. Nuk kanë qenë dakord familjet tona. Pavarësisht atyre u bashkuam bashkë dhe shkuam 15 vite martesë. Djalin e madh e kam 15 vjeç, të voglën 3 vjeçe. Në fillim shkonim shumë mirë, pavarësisht se shumë njerëz ndërhynin për ta shkatërruar lidhjen, unë nuk e lejoja një gjë të tillë. Pasi ka lindur vajza, ai ka pasur një lidhje me një vajzë nga Durrësi, kjo u bë shkak i zënkave në familjen tonë. Unë ia fala. Pasi filloi lidhjen me këtë femër Shpëtimi pinte, bënte shamata. Fëmijët i kam mbrojtur nga ai. Kam 15 vite që bëj jo një punë, por katër punë. Shpëtimi ka thënë Marjeta nuk punon, unë do të kisha ndërhyrë po atë ditë në emision. Ama një fjalë të vërtetë të kishte thënë Shpëtimi në atë studio. Ai nuk ka treguar kurrë të vërtetën. Mami i thoshte: ke bërë ç’ke bërë deri sot, ju lutem mbylleni me kaq. Ai nuk mbeti me aq”, deklaroi Marjeta në lidhje ‘live’.

E pyetur se si e mësoi lidhjen që Shpëtimi kishte me këtë vajzë nga Durrësi, ajo tha se kishin lidhje familjare.

“Ajo zonja ishte motra e nuses së vëllait të Shpëtimit. Kemi qenë në dasmë. Vëllai i Shpëtimit martoi çunin. Unë i kapa mesazhet në telefon. Ai rrinte gjithë natën rrugëve. Unë bëja katër punë, dilja në 4 të natës që familjes time të mos i mungonte asgjë.
Unë i thashë pse i bërë këto gjëra, çfarë të mungoi prej meje? Pyete Shpëtimin çfarë punon? Ai s’ka punuar kurrë. Punonte në privat, por ato lekë si dilnin për duhan dhe pije. Unë ia fala tradhtinë për hatër të fëmijëve dhe nga dashuria për Shpëtimin. Ai tërhiqte rrogën timen, pinte, më rrihte, më kapte për flokësh, më gjuante shqelma. Kemi qenë njëherë te puna ime, pronari na kishte thirrur çift për një darkë. I thashë mos pi. Shpëtimi kishte pirë sa nuk e mbanin këmbët. U nisëm dhe shkuam. Sapo hymë brenda, ai ia nguli sytë një kolegu të punës, më thoshte pse po të sheh ai? I thashë hajde ikim. Tha, jo s’do ikim. Gjatë kthimit më rrihte, më tërhiqte për flokësh sa e mori vesh gjithë Dibra. Kishte shkruar një letër që e kishte vendos në xhamin e makinës, ku shkruhej ‘Unë Shpëtim Çorollari do ndahem nga gruaja’. Më erdhi te puna dhe më tha ‘hajde këtu buçe’. Më detyroi të shkruaja ‘unë Marjeta Çorollari kërkoj me dëshirë të ndahem’. Më ka folur me fjalët më të pista. Të nesërmen e mori vesh pronari dhe më tha: për hatër të fëmijëve nuk të nxjerr dot nga puna, por këtu Shpëtimi nuk është më i mirëpritur.
Ndodhem në Kosovë. I kam lënë të gjitha të dhënat. Unë bashkëjetoj me dikë. Bëra denoncim në polici. Kur kam shkuar në shtëpi më ka kapur për flokësh dhe kam ngelur pa ndjenja. Pas ca kohësh kam dëgjuar vajzën duke qarë, u zgjova. Fëmijët më luteshin që ta falja babin”, rrëfeu gruaja.

E pyetur si u largua më 9 nëntor, ajo tregoi më tej për lidhjen e re që kishte filluar.
“Ky njeri nuk ka qenë në arsyet e mia për t’u martuar. E kam pasur shok në ‘Facebook’. Më ka pranuar për motër. Para se të ikja, i tregoja vuajtjet e mia. Gjatë dhunës së vazhdueshme, nuk shkova më në polici për hatër të fëmijëve. Sepse ishte i pirë dhe nuk ishte në dijeni. Kisha gjashtë muaj që bisedoja me këtë njeri. Ai më ka ndihmuar si motër, jo më tepër. Dy net më përpara, kur po vija nga puna, Shpëtimi i kishte dhënë fëmijës 14 vjeç cigare, ai duke u krekosur për veprimin që ia kishte toleruar babai, më tha: po pi cigare, çfarë ka? Unë flija në dhomën tjetër me vajzën. Ai e fikte televizorin dhe thoshte: s’keni të drejtë të shikoni në televizorin tim. Gjatë atyre dy viteve s’kemi pasur asnjë lidhje bashkë. Nuk kisha mundësi më. Arriti dita sa djali më gjuante me tenxhere në kokë. Unë nuk kam firmosur për tërheqje urdhër mbrojtje. Më kërcënonte për vdekje. Vendosa të largohem. Nuk kisha zgjidhje tjetër. Kur jam nisur për të ardhur këtu, i jam drejtuar atij personi të më ndihmonte si motër. Më kanë trajtuar si në familjen time. Kam shkuar në policinë e Kosovës dhe kam bërë denoncim. Kam kërkuar ndihmën e shtetit shqiptar, por një polic i ka thënë Shpëtimit: na bjer atë gruan tënde ta pështyjmë në fytyre, se nuk vjen një grua për të denoncuar burrin. Më thoshin: jemi policë nga Dibra dhe do vijmë të tërheqim zvarrë. Kanë qenë mesazhe pa numër”, deklaroi më tej Marjeta.

Ndërsa Shpëtimi ka mohuar deklaratat e saj duke kërkuar sërish vajzën. Ja përballja e tyre ‘live’.

Shpëtimi: Nuk jam dakord me Marjetën për të gjitha fjalët që ka folur. Ajo thotë kërcënon vajzën. Unë për atë vajzë kam ardhur këtu. Ajo zonjë ka pasur lidhje, sepse rrinte në ‘facebook’ deri në orët e vona të natës.

Marjeta: A e ke çunin e dytë në shkollë?

Shpëtimi: Në radhë të pare, të vish të bësh ndarjen nga unë. Fëmijët i ndan gjykata. E ke lënë një shtëpi me borxhe, me mashtrime. Ti e di shumë mirë, edhe motrën tuaj e ndatë. Ju këtë fytyrë keni. Unë jam në punë. Djali shkon në shkollë, por nuk është i përqendruar sepse ka mendjen te nëna e tij. Nuk më është ofruar asnjë lloj mbështetje.

Marjeta: Gjallë ose e vdekur nuk i lë djemtë.

Shpëtimi: Nuk ke shanse të marrësh djemtë.

Marjeta: Unë i kam nisur procedurat e divorcit. I kam te një avokat. Me ato letra po merrem. Unë i kam dhënë të dhënat e sakta, nuk kam gënjyer si puna e atij. Këtu jam e mbrojtur nga policia e Kosovës.

Vajza është shumë mirë. Në tetor ka bërë 3 vjeç. Këtu nuk punoj. Vajza nuk është e rrezikuar këtu. Pyete pak zotërinë a i ke bërë ndonjëherë vizitë fëmijës?

Shpëtimi: Ti e ke futur në depresion fëmijën.

Marjeta: Pyete pak zotërinë, me kë kam qenë në kafe? Do i bëj denoncim publikisht, sepse mua s’më dilte koha për bukë, jo të pija kafe. Mund të vini edhe këtu të shikoni kushtet e jetesës.

Shpëtimi: Edhe unë jam me fëmijë, por nuk bëj lidhje. Nuk jam fytyra jote.

Marjeta: Desha të pyes zotërinë, se ku kam pirë kafe dhe cigare që kam 10 vjet që e pi. Këtë gjë ma ka toleruar vetë Shpëtimi. Unë jam familjare, jam nënë e tre fëmijëve.

Shpëtimi: Unë dua vetëm të shikoj vajzën. Ti shiko jetën tënde, nuk më intereson fare se çfarë mund të ndodhë me ty. Dua vetëm komunikim me vajzën.
Marjeta: Komunikim mund të kesh, por vajzën s’do e kesh kurrë.

Me vajzën kam kaluar nga Prishtina. Përmes doganës kosovare. Kam marrë një letër në polici. Thjesht kam dhënë kartën time të ID. Kam marrë një karton si pasaportë të vogël që të kaloja në Maqedoni, por nuk kalova andej. Kam kaluar nga Kukësi. Ne doganë jemi ndaluar vetëm në Kosovë.

Shpëtimi: Unë ua kam shpjeguar fëmijëve, duke u thënë thjesht ka ikur.

Marjeta: Vajza ime ka qenë e tmerruar. Shikonte vetëm dyert, sepse babai dhunonte nënën e tyre. Nuk kam ditur sesi t’ia shpjegoj. I kam treguar foton e tij, por thotë nuk e mbaj mend! Vajza është ambientuar me familjen ku jemi strehuar. Ia kam shpjeguar që më trajton si motër. Vajzën nuk e kam dërguar te asnjë specialist.

Shpëtimi: Ajo të vazhdojë jetën e vet. Përveç vajzës time asgjë tjetër nuk dua Marjeta. Fëmijët e mi dua t’i shoh, t’i takoj nuk i lë.