BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Aktualitet

Laboratori i drogës në Fier, SPAK vihet në lëvizje, i dërgon “letërporosi” autoriteteve kolumbiane. Ja çfarë përmban

Laboratori i drogës në Fier, SPAK vihet në lëvizje, i

SPAK vijon hetimet, për ngarkesën e 26 tonëve me pleh organik artificial, që u përdor si kamuflazh për të trafikuar 430 kilogramë kokainë, me vlerë 40 mln euro.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se është në kontakt të vazhdueshëm me agjensitë e huaja ligjsbatuese.

Sipas burimeve, SPAK përveç informacioneve të mbledhura nga autoritetet malazeze dhe DEA Amerikane, pritet t’i dërgojë letërporosi dhe në Kolumbi.

Mediat bëjnë me dije se në letërporosi janë disa pyetje ku të mësohet se ku është ngarkuar malli, kush janë personat e tjerë që janë përfshirë atje, dhe anëtarët e tjerë të grupit që kanë dalë garant për shitjen e lëndës narkotike dhe futjen e saj në treg.

Gjithashtu, informacion do kërkohet edhe për shtetasin kolumbian, nëse ai është person me precendentë e anëtar i ndonjë grupi në vendin përtej oqeanit. Zamir Rodrigues, hyri ilegalisht në vendin tonë, ku ai do bënte ndarjen e plehut nga kokaina. SPAK është duke vijuar një sërë veprimesh paralelisht, lidhur me këtë çështje. Mësohet se po bëhen edhe ekzaminimet e mallit të sekuestruar dhe administrimit të provave të reja për 10 të arrestuarit në vendin tonë.

Të dhënat për planet e grupit për trafikun dhe ndarjen e kokainës në banesën e Viktor Çervanakut janë përfituar nga përgjimet telefonike dhe ambientale që i janë bërë grupit. Përgjimet më të së shumti janë nga komunikimet e Denilson Cervanakut dhe të dashurës së tij Enxhi Ferhati, ku shpesh ata mundoheshin të mos përmendin emra, duke shfaqur frikë nga përgjimet.