BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Laboratori i heroinës në Has, gjykata lë në burg 3 nga 5 të arrestuarit

Laboratori i heroinës në Has, gjykata lë në burg 3 nga 5

Ditën e djeshme kanë dalë përpara togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë 5 të arrestuarit e parë të megaoperacionit që zgjati tre ditë dhe që u shtri në të gjithë vendin. Mesditën e djeshme Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për tre nga 5 të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has. Në qeli do të qëndrojnë Xhavit Shuti, Flamur Çela e Vehbi Barushi. 76-vjeçari, Mustaf Shuti, do të qëndrojë në “arrest shtëpie”, ndërsa për Anila Shutin u caktua masa “detyrim paraqitje”.

76-vjeçari Mustaf Shuti, një nga pesë të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit, hyri me pranga në duar në Gjykatën e Kukësit, e cila pas një seance prej gati katër orësh vendosi ta lërë në “arrest shtëpie”. I moshuari e priti vendimi e Gjykatës i ulur brenda kafazit të xhamtë, ndërsa më herët kishte dëgjuar se bashkë me të në shtëpi do të kthehej edhe nusja e djalit Anila, me masën "detyrim paraqitje”. Për Xhavit Shutin, Flamur Çelën e Vehbi Barushin, gjykata vendosi “arrest me burg”. Vendimet e gjyqtarit, Rexhep Karaj, nuk ndryshuan nga kërkesat e prokurorit Edmond Karriqi që i akuzon këta pesë persona të arrestuar në laboratorin e heroinës për prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Para togave të zeza, Xhavit Shuti, tha se e dinte për bimë mjekësore, ndërsa babai dhe bashkëshortja e tij pretenduan se nuk dinin çfarë ndodhte brenda kapanonit ku ishte ngritur në fakt laboratori i heroinës. Pas vendimit, 76-vjeçari dhe nusja e djalit u rikthyen në shtëpi pa pranga në duar, ndërsa të tjerët mbetën në qeli. Në shtëpinë e tyre në fshatin e largët të Hasit, policia zbuloi laboratorin e drogës ku u sekuestruan sasi të mëdha heroine dhe lëndësh të tjera që përdoren për përpunimin e saj.

Ndërkohë kujtojmë që mesditën e së dielës, si i dyshuar që ka lidhje me laboratorin e drogës në Has, policia bëri të mundur edhe arrestimin e një biznesmeni turk në fushën e tekstileve. Emri i turkut të arrestuar ende nuk bëhet i ditur, por burimet pranë grupit hetimor thonë aktiviteti i tij përdorej si maskim për të sjellë në vendin tonë nga Turqia opium, që përdorej për përgatitjen e heroinës brenda laboratorit në Has. Në laboratorin e Hasit, ajo përpunohej dhe me pas hidhej në treg me destinacion Gjermaninë dhe vende të tjera të BE-së. Në këtë operacion morën pjesë dhe agjentë të DEA-s Amerikane si dhe agjentë të policisë federale gjermani. Agjencitë ligjzbatuese tregohen të rezervuara në detaje për shkak të sekretit hetimor, por mësohet se në kërkim është personi që përgatiste heroinën, i njohur ndryshe si kimisti.