BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

Lajm i hidhur! Ndahet nga jeta profesori, akademiku, studiuesi i etnokulturës që ngriti dy katedra të gjuhës shqipe. Njihuni me veprimtarinë e gjatë intelektuale

Lajm i hidhur! Ndahet nga jeta profesori, akademiku, studiuesi i

Ndahet nga jeta profesori dhe akademiku Agron Fico. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij, përmes rrjeteve sociale.Prof. Dr. Agron Fico ishte albanolog, gjuhëtar, studiues i etnokulturës, specialist i gjuhës shqipe për të huaj; autor botimesh të shumta.

Profesori që ngriti dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë: në kryeqytetin e Kinës, Pekin(1961-1965) dhe në Michigan (1996-2000). Ai ka përfaqësuar shkencën dhe kulturën shqiptare në një varg konferencash shkencore, kombëtare dhe botërore.

Ka një veprimtari intelektuale që shtrihet që nga kërkim primar shkencor,drejtimi i institucioneve shkencore, pedagogjia e publicistika, me vetë folklorin në këndvështrimin më të gjerë, me albanologjinë si shkencë ndërdisiplinore, me Eposin e Kreshnikëve e dhe me çështjen homerike, me studimin e letërsisë shqipe dhe personalitetet e saj, me aktualitetin e Shqipërisë dhe të diasporës shqiptare etj, etj.

Fokusi qendror i punës së Tij kërkimore e shkencore ka qenë i lidhur ngushtë me njohjen dhe studimin e gjuhës shqipe, si zemra e etnokulturës shqiptare. Së fundi, ishte doktor HONORIS CAUSA i universitetit të Gjirokastrës dhe antarë i komisionit të përhershëm të ARTIT dhe TRASHËGIMISË pranë Akademisë.

Lajm i hidhur! Ndahet nga jeta profesori, akademiku, studiuesi i

Më të lexuarat