BREAKING NEWS

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë
x

Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeshtri i njohur i Kantierit Detar Durrës

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeshtri i njohur i Kantierit Detar

Është ndarë nga jeta ditën e sotme detari Kostandin Lepri, një mjeshtër i njohur i Kantierit Detar.

Për ndarjen nga jeta të Kostandin Leprit ka shkruar edhe Shoqata Mbarëkombëtare e Detarëve “Adrijon”.

“Është ndarë nga jeta detari Kostandin Lepri. Lamtumirë Kostandin!

I përjetshëm qoftë kujtimi yt.

Kostandini, ky njeri e profesionist i mirë, punoi për shumë vite mjeshtër në Kantierin Detar dhe mbas viteve 1990, punoi për shumë vite në anije të ndryshme private.

Ai do të mbetet model i një shoku, miku e kolegu, për detarët shqiptarë.

Të qoftë dheu i lehtë Konstandin!”,- shkruan shoqata “Adrijon” në rrjete sociale.

Varrimi i 63-vjeçarit do të bëhet ditën e mërkurë, në orën 10.00 në varrezat e reja të Durrësit.

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeshtri i njohur i Kantierit Detar