BREAKING NEWS

Publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë, Artan Hoxhën e thërrasin në Polici, vjen reagimi që nuk pritej i Blendi Fevziut

x

Aktualitet

Lajm i keq për ata që mezi po presin të shkojnë në plazh

Ditët me shi dhe temperatura të ulëta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Shqipëri.

Edhe gjatë ditës së nesërme, në zona të ndryshme të vendit pritet që të ketë reshje shiu, e në vende të caktuara edhe me rrufe e shtrëngata.

Ditën e Enjte moti do të nisë i kthjellët. Në mesditë parashikohen zhvillime vranësirash, të cilat në zona të izoluara në male do të pasohen nga shi i dobët.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Juglindje-Veriperëndim duke u pasuar në bregdet valëzimi i forcës 1-2.

Temperaturat parashikohen në:

vendet malore 13°- 29°C

vendet e ulëta 17°- 33°C

vendet bregdetare 17°- 31°C