BREAKING NEWS

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen reagimi i papritur i kryeministrit Rama: Mos hapni llafe kot. Ja cilin qytet kam zgjedhur

Do kandidojë në Durrës përballë Bashës? Vjen
x

Aktualitet

Lajm i keq për ata që nisin pushimet! Nga nesër nisin reshjet e shiut, meteorologia zbulon si do të jetë moti për ditët në vazhdim

Lajm i keq për ata që nisin pushimet! Nga nesër nisin reshjet e

Një lajm i keq për të gjithë ata që kanë zgjedhur që t'i bëjnë pushimet në gusht! E mërkura rikthen reshjet e shiut në vend.

Sipas metorologes Adiola Bani kjo është një shenjë e mirë për përmirësimin e situatës së zjarreve në vend.

“Në orët e vona të natës së sotme pritet ardhja e një sistemi të dendur vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu gjatë paradites deri në mesditë. Duke qenë së do të zgjasin për një kohë të shkurtër do të jetë një situatë kalimtare. Ditën e mërkurë pas mesditës presim përmirësim.

Dita e enjte paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Do kemi zhvillim të vranësirave lokale dhe reshje të pakta pas mesditës. Dita e premte dhe fundjava do na sjelle përmirësim të motit duke spostuar reshjet në zonat malore, lindore. Bregdeti do mbetet me kthjellime. Reshjet e ditëve të nesërme do jenë mesatare dhe intensive. Në disa qytete do të bjerë shi mbi 35 mm. Shpresoj ta përmirësojë ndjeshëm këtë situatën e zjarreve në vend”, tha meteorologia, Adiola Bani.