BREAKING NEWS

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri 16-vjeçarja, zbardhen detajet e para

E rëndë në Peshkopi, plagoset me armë zjarri
x
BREAKING NEWS

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Partia Socialiste mbledh Kryesinë, çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e Shëndetësisë zbardh bilancin e 24 orëve të fundit: Shënohet një humbje jete nga COVID

“Fluturojnë” rastet e reja, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë të Fatos Nanos: Këtu për herë të parë u...

“FOTO HISTORIKE”/ Kreshnik Spahiu publikon foton e rrallë
x
BREAKING NEWS

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës për protestën e 7 korrikut: Berisha do destabilizim, do që të jetë sundues! Me katër bomba...

“PD do shpallet...”, paralajmërimi i fortë i Ngjelës
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela nxjerr zbuluar planin e Berishës dhe paralajmëron: Presion ndaj...

Çfarë pritet të ndodhë në 7 korrik? Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi Ramës

Maks Haxhia i përgjigjet 'flakë për flakë' Edi
x
BREAKING NEWS

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi Rama, nuk e mbajnë nervat gjatë konferencës, merr vendimin drastik për gazetarin

"Si takohesh me burrin biznesmen?"/ 'Çoroditet' Edi
x

Aktualitet

“Lajm i mirë për Kremlinin, ju lumtë BE”, ish-ministri i Jashtëm reagon ashpër pas Samitit të Brukselit

“Lajm i mirë për Kremlinin, ju lumtë BE”,

Ish-ministri Jashtëm Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian pasi nga Samiti që u mbajt në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Gjithashtu, në këtë takim nuk u mor asnjë vendim hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prej dy vitesh, dy vendet ballkanike janë bllokuar në rrugën e integrimit nga vetoja bullgare për Shkupin.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo është “tirania e status-quo-së” për Ballkanin Perëndimor. Sipas ish-ministrit të Jashtëm të Kosovës, ky është një lajm i mirë për Rusinë.

“Nga Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor, nuk doli asnjë rezultat për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe asnjë hapje të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut! Kjo është tirania e status quo-së për Ballkanin Perëndimor! Ky është një lajm i mirë për Kremlinin. Ju lumtë BE”, shkruan Enver Hoxhaj.