BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Aktualitet

Lajm i trishtë! Koronavirusi i merr jetën historianit të njohur (Emri)

Lajm i trishtë! Koronavirusi i merr jetën historianit të njohur

Historiani i njohur Prof.Dr. Daut Bislimi ka humbur betejën me Covid-19 dhe si pasojë në moshën 75 vjeçare ka ndërruar jetë në orët e pasdites së sotme.

Bislimi prej disa ditësh ishte duke u trajtuar në spitalin infektiv në QKUK, pasi i njëjti ishte infektuar me Covid-19.

Daut Bislimi të gjithë veprimtarinë e tij shkencore e ka ushtruar në Prishtinë, ku edhe jetonte. Karrierën e tij e kishte filluar si bibliotekar, pastaj hulumtues në degën e historisë dhe si profesor ordinar. Bislimi gjithashtu ishte edhe ligjërues në Universitetin e Tetovës dhe profesor në fakultetin e Edukimit.

Prof.Bislimi botoi edhe disa studime monografike nga fusha e dijes historike dhe afro 100 studime shkencore në revista prestigjioze.

Prof.Dr. Daut Bislimi para disa vitesh veprimtarinë e tij shkencore dhe jo vetëm e kishte treguar në emisionin “Moon” për shikuesit e Plus Televizion me gazetaren Gresa Maliqi.

Lajm i trishtë! Koronavirusi i merr jetën historianit të njohur