
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta gazetari, intelektuali i mirënjohur në vend

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2020
Intelektuali i mirënjohur, David Luka, është ndarë nga jeta ditën e djeshme. David Luka njihet si një personalitet i arsimit shqiptar, i cili për shumë vite ka punuar si mësues i gjuhës shqipe në Shkodër.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Radio Vatikani, ku Luka qenë bashkëpunëtor prej vitesh.
Ai ishte kryeredaktori i parë i gazetës "Shkodra", e cila ishte gazeta e parë opozitare në vitin 1991, pas gazetës "Rilindja Demokratike".
Luka ishte drejtor i Radio Shkodrës për disa vite, më pas punoi si pedagog i gjuhës shqipe, me titull Profesorin Doktor në Universitetin "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës.
Njoftimi i Redaksisë së Radio Vatikanit:
Të gjithë anëtarët e redaksisë shqipe dhe të familjes së madhe të Radio Vatikanit – Vatikan News, bashkohen në lutje drejtuar Zotit me kolegen Ana Luka dhe familjen e saj, për ndarjen nga kjo jetë të vëllai të dashur Prof. Dr. David Luka, i cila ndërroi jetë dje në Shkodër, i rrethuar nga djali, motra dhe familjarët e dashur. Dha shpirt në ora 15.00 në krahët e motrës, Anës.
Duke kërkuar nga Krishti Gjallë ngushëllimin e krishterë, Anës dhe familjarëve në zi, u sigurojmë afërsinë tonë shpirtërore e vëllazërore, e të bashkuar në lutje i kërkojmë Zotit të jetës ta pranojë vëllain e dashur Davidin në gëzimin dhe paqen e bashkimit të amshuar me Të.
Prof. Dr. David Luka, gjuhëtar e pedagog i Universitetit të Shkodrës, qe një burrë, vëlla, babë i mirë e bujar. Qe dashurues e studiues i shquar i gjuhës shqipe. Të shumta shkrimet e vepra kushtuar gjuhësisë Tërë jetën ia kushtoi e dhuroi Zotit, familjes e kulturës shqiptare, në mënyrë të veçantë gjuhës së ambël e të fjalëve shqipe, la pas djalin dhe shumë nipa.
Prof. Dr. David Luka i lindun me 15. 05. 1935, kreu shkollën pedagogjike n? Shkodër e ma pas Universitetin e Tiranës, dega gjuh?-letërsi. Shërbeu si mësues nga Tepelena, në Kukës e së fundi në Shkodër si drejtor i Radio Shkodrës e mandej si pedagog pranë Institutit Pedagogjik të Shkodrës, me titullin Doktor Profesor. La pas ma se 17 vepra e qindra shkrime, kryesisht në fushën e gramatikës historike.
Funerali i Prof. Dr. David Lukës mbahet sot më 14 janar në ora 15.00 në Shkodër. I përjetshëm kjoftë kujtimi yt, o i lumtuni dhe i paharruemi vëlla David!
Më të lexuarat


Misteri i zhdukjes së biznesmenit italian/ 45 vjeçari ka pasur ka pasur konflikte për bizneset, ja çfarë deklaron gruaja e tij shqiptare

14-vjeçari shqiptar mahnit Suedinë me zërin e tij, ndihet shumë krenar për origjinën e tij (Video që po bën xhiron e rrjetit)

I ftohti mbërthen vendin, meteorologia Adiola Bani tregon kthesën e madhe që merr moti në fundjavë: Ja kur pritet rritja e temperaturave

U përfol se Arjan Harxhi u dërgua për kurim në Turqi me fondet e qeverisë, bashkëshortja e tij del me reagimin e fortë: Ju kam lënë Zotin. Ja e vërteta

Mjekja shqiptare ndërron jetë parakohe, miqtë dhe të afërmit e saj rrëqethin rrjetin me dedikimet e tyre: E ku kishte më bukur se buzëqeshja dhe mirësia që rrezatoje!

“Hiq dore sa nuk është vonë”/ Kërcënohet me jetë avokati i Emiljano Shullazit, zbardhen detaje

Prej 10 ditësh i zhdukur, zbardhet mesazhi i fundit i biznesmenit të njohur që humbi gjurmët në Pukë

“Spitalet janë të mbushura me Tire”, mjeku i njohur shqiptar nxjerr prapaskenat dhe i drejton thirrjen urgjente kryeministrit Rama: Kasaphanë në sistemin shëndetësor!

Shënohet rënia rekord e temperaturave, mësoni si parashikohet të jetë moti gjatë gjithë kësaj jave në vendin tonë dhe kthesa e papritur që merr koha ditën e mërkurë

E trishtë/ Ndahet nga jeta drejtori i medias së njohur shqiptare, ambasadorja Bitri jep lajmin e hidhur: Do na mungojë gjithmonë! (EMRI+FOTO)
