BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

Lajm i trishtë! Ndërron jetë aktori i njohur i humorit, krijues i qindrave roleve dhe me një galeri të pasur personazhesh ndër vite (EMRI+FOTO)

Lajm i trishtë! Ndërron jetë aktori i njohur i humorit, krijues

Krejt papritur është shuar  sot, afër të 70-ve, Haki Spaho, aktori i njohur i humorit i estradës së Sarandës, me afër 40 vjet karrierë në trupën e saj. Ka qenë një ishemi celebrale ajo që i mori  jetën njerit prej ikonave të humorit sarandiot, i njohur për mimikën e veçantë, artikulimin ngacmues dhe lojën krejt të natyrshme.

Krijues i qindrave roleve, me një galeri e pasur personazhesh ndër vite, Haki Spaho ishte një talent i lindur, pa nevojën e një shkolle teatrore, pasi ishte vetë një shkollë aktrimi.

Kësisoj, ai erdhi nga trupat amatore, më saktë nga Parku Automobilistik ne Sarandë dhe  të niste një karrierë si profesionist në Estradë, duke luajtur krah atyre me diplomë në aktrim, pa asnjë diferencë në cilësi aktoreske. Mungesa vitet e fundit e shfaqjeve të Estradës së Sarandës, ishte njëherësh dhe një mungesë e shijimit të lojës së Haki Spahos dhe shakave e batutave prej tij. Ai doli në pension para katër vjetësh, ndërkohë që më parë bëri një kalim nga estrada në Teatrin e Kukullave.

Ai bënte një jetë të thjeshtë qytetare, i apasionuar dhe pas peshkimit, duke përcjellë në publik rrezatimin e një njeriu me sens artistik edhe në sferën e marrëdhënieve shoqërore. Saranda dhe jo vetëm do ta kujtojnë përherë me respekt aktorin e humorit, Haki Spaho.

Lajm i trishtë! Ndërron jetë aktori i njohur i humorit, krijues