
‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë makeup-artistja e njohur shqiptare, shkak mbidoza (EMRI)

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Nëntor 2020

Ditën e sotme ka ndërruar jetë grimierja nga Kosova, Marigona Obërtinca. Obërtinca, nënë e një djali, sipas Indeks Online ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës. Media kosovare bën me dije se Marigona ishte e shtruar prej disa ditësh në spital për shkak të përdorimit të tepruar të lëndëve narkotike. Pavarësisht se mjekët janë përpjekur të bëjnë intoksimin e saj, Marigona ka ndërruar jetë. Ndërkohë që familja e saj, ka vendosur që të bëjë një varrim vetëm me njerëzit e saj të familjes. E motra e saj, Blerta thotë se Marigona u nda nga jeta 4 ditë para ditëlindjes së saj.
Postimi i të motrës
Marigona jonë, ndërrove jetë pa asnjë paralajmërim, në moshën më të mirë!
Kishte shumë në rend para teje dhe po të na kishte pyet dikush e kishim ndërru vendin me ty pa mendu 2herë.
E ke dashtë jetën aq shumë dhe e jetove aq shumë, sikur ta dije që në këtë botë do jesh shkurt.
Ishe Forcë e Natyrës, nuk ka pasë askush e asgjë tokësore me të ndalë kur diçka ke synu me bë. Me kokëfortësi ke shty të gjitha qëllimet tua përtej.
Për Leon mos u mërzit, ai ka me vazhdu me jetu e me të kujtu. Të premtoj që të gjithë kemi me u kujdes për te.
E di që asgjë nuk ndodh pa arsye dhe nëse na shef nga lartë dije që të kemi dashtë shumë, të gjithë dhe kemi me vazhdu me të dashtë e me të kujtu derisa të jemi në këtë botë.
Erdhe në këtë jetë në Nëntor, Nëntori të morri. Qysh kemi me festu 28 Nëntorin tash e tutje?
Bukuria jote, buzëqeshja jote, kokëfortësia jote, zëri yt, qenja jote ka me na mungu shumë. Për ty nuk ka Lamtumirë.
Shihemi Marigonë – kur se di!
Ndërkohë që autoritetet në Prishtinë ende nuk kanë dhënë një version zyrtar për rastin.
Më të lexuarat


Plagosja e 42-vjeçarit pranë “Shtëpisë së Oficerëve” në Vlorë, reagon Policia dhe jep detajet çfarë ka ndodhur

Plagosje pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, zbardhen detajet e para

Çfarë ndodhi? Bllokohet rruga në aksin nacional Boboshticë-Dardhë

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

Përgjimet e bujshme të ‘Ndranghetas’, Artan Hoxha: Po pres me ankth kush ka qenë kontakti në Presidencë dhe në ...

Vjen lajmi fantastik nga spitalet COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet çfarë ka ndodhur

Surpriza të pakëndshme/ Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit

7 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

IGJEUM paralajmëron se ç’do ndodhë në mbrëmje dhe tre ditët e ardhshme: Do ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje dherash, në këto zona parashikohen përmbytje

Grabitet filiali i një banke në mes të Tiranës, punonjësi kërcënohet me armë. Policia zbardh detajet: Janë ngritur pika kontrolli në të gjithë hyrje- daljet
