BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

Lajm i trishtë ! Një mjek ka ndërruar jetë nga zjarri në spitalin Covid në Tetovë, gazetari jep detajet e hollësishme

Lajm i trishtë ! Një mjek ka ndërruar jetë nga zjarri

Në zjarr i madh shpërtheu të mërkurën rreth orës 21:15 në spitalin Covid në Tetovë, ku fatkeqësisht mbetën të vdekur 14 persona.

Ndërkohë 12 persona të tjerë kanë dalë gjallë nga spitali i djegur, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Personat e mbijetuar janë dërguar për shërim në disa spitale të tjera.

Në spital gjendeshin mbi 20 të sëmurë me koronavirus, por aty kishte edhe familjarë që kujdeseshim për të afërmit e tyre.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua sërish ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”. Në një lidhje live nga vendi i ngjarjes ishte gazetari, Ardit Ramadani, i cili dha detaje të reja në lidhje me zjarrin që përfshiu spitalin e Covid.

“Sot do të bëhet varrimi i viktimës së parë. Këtu ndihet ende aroma e plastikës të djegur. Dy prej viktimave janë njerëz që nuk kanë qenë të infektuar me Covid, por familjarë të pacientëve. Është e ndaluar rreptësisht që familjarët të jenë të pranishëm në spitalin ku pacientët kanë sëmundje ngjitëse, por aty kishte”, tha gazetari.

“Secili pacient ka pasur një familjar për tu kujdesur, e kjo vjen për shkak të numrit të vogël të personelit shëndetësor. Nuk do të thërriste familjarin nëse do të kishte kujdesin e mjaftueshëm nga personeli. Këtë duan ta mohojnë autoritetet përkatëse”, shtoi Arditi.

I pyetur nëse ka ndonjë mjek mes viktimave, Ramdani tha se “po”, por ai në ato momente nuk ka qenë në krye të detyrës.

“Një mjek ka ndërruar jetë, i cili ka qenë duke vizituar një familjar dhe jo në krye të detyrës”, tha ai, i cili shtoi se zjarrin mund ta ketë shkaktuar bombola e oksigjenit ose rryma elektrike.

“Deri më tani nuk ka dyshime për një zjarr të vënë me qëllim. Për 2-3 minuta është shpërndarë zjarri, pasi kabinat janë prej plastike. Ka një derë hyrëse dhe dalëse, e kanë pas vetëm me dalë nga dritarja, pasi dera ishte në flakë”, tha gazetari.