BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Aktualitet

Lajm i trishtë! Vdes te spitali Infektiv një grua me Covid-19

Lajm i trishtë! Vdes te spitali Infektiv një grua me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë raporton se mbrëmjen e së premtes ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një tjetër paciente si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Viktima është një paciente 85 vjeçare nga Tirana e cila vuante nga insuficiencë kardiake kronike, fibrillacion atrial dhe hypertension.

Sipas ministrisë, 85-vjeçarja me inicialet H.K, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 85-vjeçarja është viktima e 34 e COVID-19 në Shqipëri.