
Rama zbulon mesazhin që i kanë dërguar në telefon, mikesha i tregon SFIDËN që i ka shpallur Basha: Më tha o xhan do të...

“Lajm tronditës, madje shokues për mua”/ COVID-19 i merr jetën parakohe artistit të madh shqiptar, Idajet Beqiri rrëqeth me dedikimin e tij: Ty, vëlla, të donte dhe të respektonte e gjithë Shqipëria! (FOTO)

Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Mars 2021
COVID-19 na mori ditën e djeshme një tjetër figure të rëndësishme shqiptare. Regjisori Kujtim Gjonaj, ‘Mjeshtri i Madh’ ndërroi jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë si pasojë e infektimit nga koronacirusi.
Miku i tij, avokat Idajet Beqiri ka bërë një status rrëqethë në rrjetet sociale, pas lajmit të zi të ndarjes së tij të parakohshme nga jeta.
Postimi i plotë:
Jo, jo, nuk mundem t'a besoj, nuk dua t'a besoj që "Mjeshtri i Madh", që "Regjisori i Madh", që Miku im i shtrenjtë, Kujtim Gjonaj, sot në datën 28 shkurt 2021, ora 18.30, ka ndërruar jetë, në Spitalin "Shefqet Ndroqi", në Tiranë.
Lajm tronditës, madje shokues për mua, që e doja dhe e respektoj aq shumë, sepse e konsideroja dhe më konsideronte si vëlla!
Kontributi i tij në kinematografinë shqiptare, realizimi prej tij i mjaft filmave dhe dokumentarëve, jeta e tij prej një intelektuali dhe atdhetari të shkëlqyer, prej një regjisori të madh, prej një miku dhe përçuesi të madh të diturisë dhe të librit, prej një familjari, bashkëshorti, prindi, gjyshi, të përmasave të veçanta, janë aq të mëdha, sa vërtetë u shkul sot nga shpirti i Shqipërisë, një Njeri i rëndësishëm, një vlerë e madhe.
Ty, vëlla, të donte dhe të respektonte e gjithë Shqipëria, të kanë dhënë tituj nderi të shumtë institucionet më të larta të shtetit. Krahina Martire e Mallakastrës të dha titullin më të lartë "Mirënjohja e Mallakastrës", sepse të konsideronte edhe si birin e saj, pas realizimit të filmit "Këshilltarët"...
Do të n'a mungosh aq shumë, sa n'a dhëmb shpirti kur e mendojmë që nuk do të kemi më fizikisht pranë...
Nuk dimë çfarë fjalë ngushëllimi t'ju themi të shtrenjtëve të ty, bashkëshortes së denjë, Bukurijes, tre fëmijëve të tu model, Gentit, Valbonës dhe Martinit, nipave dhe mbesave të tu, ndaj të cilëve bëje dhe përkushtoheshe aq shumë.
U prehsh në paqe, të ndritët shpirti i bukur dhe Lavdi punës dhe veprës tënde të madhe dhe të paharruar "Mjeshtri i Madh" dhe vëllai ynë Kujtim Gjonaj.
Më të lexuarat


Zgjedhjet e 25 prillit/ Policia e Shtetit merr masa, cakton në terren 7500 efektive, ja detajet

Zgjidhet presidenti i Komitetit olimpik Kombëtar Shqiptar, kush është ish-deputeti socialist që merr këtë post të rëndësishëm (Emri)

Veliaj ndan me studentët disa lajme të mira: Projektet e ardhshme për rininë, që nga praktikat e paguara deri te granti për të hapur një biznes

Sherri në Berat, tentuan t'i merrnin pistoletën policit dhe e dhunuan keq, jepet vendimi për 3 vëllezërit

Kërcet arma/ Një i vrarë dhe dy të plagosur. Zbardhin detajet

E rëndë/ Dy elbasanllinj tmerrohen në Kuçovë, 32-vjeçari iu turret me sëpatë, ndërhyn menjëherë Policia

Dalin pamje nga askidenti tragjik/ 2 viktima janë kosovarë, 1 nga Shqipëria

‘Ka të gjitha të dhënat e mia, më kërkoi ... Jam e trishtuar, e zhgënjyer’/ Përfundon në Polici gazetarja e njohur shqiptare dhe blogerja e seksit, Arjan Çani thirrje publike

Lirohet nga burgu mjeku i njohur shqiptar

Përgjaken rrugët/ Aksident i rëndë në Gjakovë, 3 të vdekur, dyshohet se janë shtetas shqiptarë
