Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

Lajmi i bujshëm për vaksinën kundër COVID-19 nga Rusia, epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon ku qëndron ‘problemi’ i saj

Lajmi i bujshëm për vaksinën kundër COVID-19 nga Rusia,

Epidemiologut Ilir Alimehmeti, ka komentuar lajmin e bujshëm që erdhi sot nga Rusia, ku vetë presidenti Putin ka deklaruar se vendi i tij ka zhvilluar një vaksinë ndaj sëmundjes, dhe se një nga vajzat e tij e kishte injektuar.

Alimehmeti duket disi skeptik, por jo përjashtues.

“Do të ishte lajm shumë i mirë po të ishte i vërtetë, por nuk ka asnjë provë të botuar deri më tani. Është e drejta e tyre të eksperimentojnë në mënyrë sekrete fazën e parë dhe të dytë klinike, por faza e tretë, ajo e efektivitetit klinik, duket sikur nuk është testuar. Fakti që vajza e dikujt ka bërë një vaksinë, nuk është bazë shkencore që ta bëjnë edhe të tjerët”, thotë ai.