Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lajmi i keq! Ndryshon ligji për duhanin: Nuk do lejohet as në këto ambiente

Postuar: 14/08/2019 - 21:39

Nga kjo e mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i disa ndryshimeve të bëra në ligjin anti-duhan .

Përveçse duhani nuk lejohet të konsumohet në ambiente të mbyllura, tanimë asnjë pronar lokali nuk do të mund të debatojë me inspektorët që kontrollojnë zbatimin e ligjit, pasi është përcaktuar qartë kur konsiderohet ambient i mbyllur .

“Çdo ambient i rrethuar me xham , plastmas një metër apo dy metër quhet i mbyllur,” deklaron Areti Beruka nga Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror.

Ndryshimet në ligj kanë prekur edhe gjobat pasi ka patur raste kur një lokal pasi merrte gjobë lejonte të konsumohej duhan në ambient të mbylluar madje ka patur raste sipas Berukës ku është gjobitur edhe dhjetë herë. Tanimë, nëse e përsërit subjektit i hiqet licensa.

“Nëse brenda 3 muajsh e përsërit, gjoba dyfishohet, nëse e përsërit gjoba trefishohet dhe shkon 18 milionë të vjetra dhe më pas i hiqet licensa ,” shtoi Beruka.

Në ambiente të mbyllura nuk do të lejohet më as shisha, nargjila, cigarja elektronike apo cigarja me ngrohje.

Ndërsa u është lënë dy vite kohë bizneseve për të larguar nga tregu cigaret me shije të ndryshme apo paketat me numër të vogël cigaresh pasi sipas tyre ndikon në rritjen e fuqisë blerëse.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 08:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga zonat më të populluara në kryeqytet. Punëtori i një objekti që po rikonstruktohej në “Myslym Shyr” është qëlluar me një plumb në kokë.

Postuar: 23/08/2019 - 07:59

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vite heqje lirie Klodian Cirunën, i akuzuar se nëpërmjet mashtri

Postuar: 22/08/2019 - 23:57

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 22:39

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka ironizuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me tër

Postuar: 22/08/2019 - 21:49

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Postuar: 22/08/2019 - 20:27

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Hi