Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Lamtumirë dashuria ime”/ Mashtroi ish-partneren se do vriste veten, arrestohet shqiptari

Postuar: 19/09/2018 - 10:13

Një 39-vjeçar është bërë protagonist i një ngjarje të rëndë, pasi ka mashtruar ish-partneren e tij se po i jepte fund jetës. Ngjarja në fjalë ndodhi në Forli të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shqiptar që merrej me ndërtime.

“Ansa’ shkruan se shqiptari i kishte dërguar ditën e diel ish-partneres së tij një video ku shfaqej i zhveshur dhe në duar mbante një armë. Gruaja e alarmuar nga skena në fjalë, kishte njoftuar policinë. 

“Lamtumirë dashuria ime”, kështu mësohet t’i ketë thënë në video shqiptari gruas italiane. Por pas sinjalizimit të policisë, kjo e fundit shkoi në banesën e shqiptarit dhe pa se gjithçka kishte qenë një sajesë nga ana e tij. Tashmë ai do të qëndrojë pas hekurave për veprat penale ‘posedim të paligjshëm të municioneve’ dhe ‘alarm të rremë’. Atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një fishek i kalibrit 38, si dhe një kopje e armës Glock.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 07:31

Një 40-vjeçar nga Shkodra u arrestua nga policia kufitare e Rinasit, pasi rezultoi të ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale dhe trafik të drogës.

Postuar: 19/07/2019 - 07:30

Arben Seferi, i arrestuar dy ditë më parë si autor i dyshuar i plagosjes së katër personave në nj

Postuar: 18/07/2019 - 23:10

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 81 vota pro, 22 kundër dhe 3 abstenim projektligji për Akadem

Postuar: 18/07/2019 - 22:55

I nxehti afrikan do të rikthehet sërish në Europë.

Postuar: 18/07/2019 - 22:29

Qytetarë dhe aktivistë të pakicave Rome dhe Egjiptiane do të protestojnë para Kryeministrisë dhe

Postuar: 18/07/2019 - 21:58

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu grek i Kassandrës në Halkidiki.

Postuar: 18/07/2019 - 21:52

Instituti i Shëndetit Publik paralajmëron qytetarët për një virus të ri që qarkullon këtë verë në