Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Le të vijnë dhe do marrin kufoma”, banorët e Astirit lëshojnë paralajmërimin e fortë: Mos e merrni me frikë që sjellin letra

Postuar: 20/04/2019 - 20:13

Banorët e Astirit kanë dalë si çdo mbrëmje në protestë duke bllokuar edhe rrugën nga ku kundërshtojnë projektin që parashikon të shembë banesat dhe bizneset e tyre.

Një prej banorëve, teksa fliste para turmës së protestuesve, paralajmëroi se nëse do të tentohet forca ata do të dinë si t’i përgjigjen.

Sipas tij, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shndërruar në një ushtar të kryeministrit Rama.

“Hoqi gradat e gjeneralit dhe u bë ushtari i Edi Ramës, një piktor i dështuar, një familjar i dështuar, një pleh që nuk gjendet në Shqipëri. Duhet të jemi të vëmendshëm. Mos e merrni me frikë që sjellin letra. I sjellin sepse duan të përshpejtojnë. Le të vijnë e do marrin kufoma. Do ikin para 30 qershorit. Mobilizohuni! Me çfarë do t’i përgjigjeni dikujt që të vjen me gaz në shtëpi? Këtë mendoni”, tha një prej qytetarëve.

Ndërkohë protestës së tyre i janë bashkuar edhe përfaqësues të opozitës, të cilët bënë thirrje për bashkim të qytetarëve kundër qeverisë.

Kujtojmë se në protestën e mbrëmshme ndodhi edhe një incident për arsyen e të cilit ende nuk është dhënë asnjë informacion zyrtarë, por dyshohet se një shofer i revoltuar nga qëndrimi në trafik ka zbritur nga makina dhe është konfliktuar fizikisht me disa prej banorëve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:58

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të shumëkërkuar nga Lazarati.

Postuar: 18/08/2019 - 07:56

Pa kaluar 24 orë nga tragjedia e mesditës së djeshme në kryeqytet, ku pas rënies së skelës në një

Postuar: 17/08/2019 - 23:55

Personi qe shihni ne foto është pronari i lokalit Mihal Kokedhima, 51-vjeçari që u arrestua

Postuar: 17/08/2019 - 23:50

Ky është momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë k

Postuar: 17/08/2019 - 23:37

Rruga Rrëshen-Burrel është plotësisht e amortizuar.

Postuar: 17/08/2019 - 23:14

Ergys Ibrahimi është një nga punëtorët që humbi jetën sepse në atë të "premte të zezë"

Postuar: 17/08/2019 - 22:50

Gazetari Aleksander Çipa duke komentuar krizën politike që ka mbërthyer vendin prej muajsh, thotë