
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Lejoi kryerjen e botoksit në stomak në shkelje me ligjin dhe Ministrinë e Shëndetësisë, Prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim drejtoreshën e Spitali Memorial

Shkruar nga Dario VELAJ 19 Shtator 2023

Prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe kërkon nga Gjykata e Fierit që Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm Memorial, Rudina Degjoni të merret e pandehur për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në njoftimin e dhënë për mediat nga ky organ akuze, Degjoni akuzohet se ka lejuar kryerjen e procedurave të përdorimit të botoksit në stomakun e pacientëve në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, pa patur as miratim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përveç lejimit të përdorimit të botoksit në stomak, zyrtarja e lartë e shëndetësisë akuzohet gjithashtu se ka kryer shkelje dhe për blerjen e preparateve mjekësore të botoksit, pa pasur prokurim publik. Prokuroria e Fierit arriti në konkluzion e saj se Drejtoresha Degjoni ka rrezikuar me këto vendime shëndetin e pacientëve dhe ka dëmtuar imazhin e institucionit që kryeson. Ajo bëhet zyrtarja e tretë e MSHMS që përballet me drejtësinë. Javën e kaluar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të marrë të pandehur ish-Sekretaren e Përgjithshme të MSHMS, Joana Duro dhe ish-specialisten Laura Shteto për ryshfet 300 mijë lekë, me qëllim dhënien e një loti tenderi prej 800 mijë lekësh për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës, në favor të biznesmenit Vladimir Topi.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit për Rudina Degjonin
“Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal në ngarkim të shtetases Rudina Degjoni, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm pranë Spitalit Memorial Fier, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Nga hetimet është provuar se e pandehura në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe në mungesë të miratimit nga Ministria e Shëndetësisë, ka lejuar kryerjen e paligjshme të procedurës së botoksit të stomakut te pacientët në këtë spital publik, nëpërmjet aplikimit në organizimin e brendshëm të pacientëve, të preparateve mjekësore të botoksit të stomakut që nuk janë blerë nga vetë spitali me procedura të ligjshme të prokurimit publik, por janë gjetur në rrugë jashtë-spitalore për të cilat pacientët kanë bërë pagesat e tyre. Mungesa e kryerjes së procedurave të ligjshme të prokurimit publik, ka sjellë mungesën e verifikimit në këtë spital të dokumentacionit përkatës lidhur me verifikimin e datës së skadencës dhe vendit të origjinës së preparateve, duke sjellë kryerjen e kësaj procedure jashtë çdo lloj standardi ligjor dhe teknik te pacientët, duke mbartur rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe duke dëmtuar interesat dhe imazhin e një një institucioni shëndetësor publik”, bëri me dije Prokuroria e Fierit.
E kaluara e Rudina Degjonit
Në shtator 2020, Rudina Degjoni u largua nga drejtimi i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) pas 1 viti e gjysmë. Ajo u zëvendësua nga Elisa Berziu, që në atë kohë mbante funksionin e Koordinatores së Platformës së Bashkëqeverisjes në Kryeministri. Degjoni u përfol se u shkarkua për shkak se Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte konstatuar shkelje të rënda në FSDKSH, por lajmi u raportua se ajo dha dorëheqjen, pra nuk u shkarkua.
“Tempulli”, kapet dhe një 19-vjeçar në Tiranë, deri tani 91 të arrestuar
Megaoperacioni “Tempulli” ka vazhduar dhe dje kundër goditjes së grupeve kriminale të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Një 19-vjeçar, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” u prangos nga Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati Policor i Rinasit. I ndaluari është shtetasi me inicialet L.N. Sipas Policisë së Shtetit, numri i të arrestuarve nga ky megaoperacion ka shkuar në 91 persona. Nga ana tjetër, Gjykata e Elbasanit la në burg 9 të arrestuarit e megaoperacionit “Tempulli” në këtë qytet.
Gati për krim, në pranga 6 anëtarë të një grupi të rrezikshëm kriminal
Mbrëmjen e së dielës, RENEA, FNSH dhe Policia e Vlorës realizuan operacionin “Obelisku” duke arrestuar 6 persona, të konsideruar pjesëtarë të një grupi kriminal mjaft të rrezikshëm që operon në këtë qytet. Ata u kapën në një lokal në lagjen “Lef Sallata”. Në bazë të njoftimit nga Policia e Shtetit, shtetasit me iniciale S.B., 37 vjeç; M.A., 33 vjeç; B.SH., 29 vjeç, M.H., 27 vjeç, B.XH., 29 vjeç dhe K.M. 28 vjeç dyshohen se po përgatiteshin për të kryer një ngjarje kriminale. Dy prej të arrestuarve S.B., 37 vjeç dhe M.A., 33 vjeç iu gjetën pistoletë pa leje “Glock” dhe “TT”. Ata akuzohen për armëmbajtje pa leje, ndërsa 4 të tjerët për moskallëzim krimi. Përveç armëve, forcat e rendit sekuestruan dhe 3 makina, 2600 euro dhe 8 celularë.
Më të lexuarat


Si po dekriptohen bisedat e baronëve të drogës? 5 kodet që Franca i dorëzoi SPAK dhe BKH-së

U “kryqëzua” për videon erotike, reagon për herë të parë Karamuço: Po afron “Metamorfoza 2”, prandaj dora e fshehtë e krimit po më vë në pozitë

"Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria është automatikisht në luftë", Sandër Lleshaj flet për skenarin e luftës

Për kë po kërcasin prangat? RENEA dhe Operacionalja blindojnë Vlorën

Plani për ekzekutimin e prokurores së SPAK, gazetari rendit arsyet pse dështoi atentati i grupit të Laert Haxhiut

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe në Fushë-Krujë

“Kodi i Panikut”, gazetarja e njohur tregon shifrat me të cilat kamufloheshin Ervis Martinaj, Bajri apo Gjoka

Vajzat e showbizit paguhen deri në 100 mijë euro nata nga bosët e krimit për të kaluar një natë me ta? Ja çfarë thotë Artan Hoxha

Gazetari zbardh detaje të reja nga banda e Laert Haxhiut: Të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit i është dhënë metadon

SHBA: Nuk kemi mundur të vërtetojmë nëse Serbia ka tërhequr trupat nga kufiri
