BREAKING NEWS

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në 24 orët e fundit

Ministria nxjerr shifrat, tregon sa persona u konfirmuan me koronavirus në
x

Aktualitet

Lejuan ndërhyrje në rrugë, arrestohet një prej zyrtareve të ARRSH të shpallur në kërkim, akuzohet për shpërdorim detyre

Lejuan ndërhyrje në rrugë, arrestohet një prej zyrtareve

Policia e Durrësit ka arrestuar dje inxhinieren Dh. L, 55-vjeç pranë Autoriteteve Rrugore Shqiptare pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. DH.L është një nga punonjësit zyrtarë të ARRSH-që favorizuan biznesmenin M. K për të hequr barrierat në mënyrë që të hapej rrugë për në karburantin e tij, modifikim i cili ka shkaktuar aksidente me rrezik jetën e këmbësorëve dhe të shoferëve. "Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Procedohet penalisht një tjetër shtetas, për veprat penale "Shpërdorimi i tokës" dhe "Pushtimi i tokës". Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të operacionit të koduar "BY PASS", kanë ndaluar shtetasen Dh. L., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Shpërdorim detyre"”, njofton policia.
Ja për çfarë akuzohen zyrtarët
Ndërsa në datë 14 tetor 2020 policia ka ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë për arrestimin e zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës, duke vënë në pranga 2 prej tyre dhe duke shpallur në kërkim 5 të tjerë pasi akuzohen për shpërdorim të detyrës. Konkretisht 9 zyrtarë akuzohen se kanë dhënë leje në kundërshtim me Kodin Rrugor për një karburant në anë të rrugës nacionale Plepa-Kavajë, i cili është bërë burim aksidentesh rrugore. Ndërsa pak para se të bëhej ekzekutimi i urdhrit, Prokuroria e Durrësit publikoi emrat e zyrtarëve të ARRSH në Durrës ndaj të cilëve u caktua urdhër-arresti me akuzën e shpërdorimit të detyrës. “Faktet mbi të cilin është regjistruar ky procedim kanë të bëjnë me një sërë aksidentesh automobilistike që kanë ndodhur në rrugën nacionale Plepa Kavajë dhe konkretisht në kilometrin e tretë, ndodhet një pikë furnizimi me karburant, i cili dyshohet se është ndërtuar dhe ka marrë leje në kundërshtim me ligjin, Kodin Rrugor LIGJ 8387 /1998, i ndryshuar me Ligjin Nr.10 488, datë 5.12.2011 dhe VKM Nr.153 datë 07.04.2000 “Për miratimin e Rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë”, e ndryshuar VKM Nr. 298, datë 8.4.2015. Për këtë rast janë kryer hetime ndaj të dyshuarve A.H, K.B, A.B e Dh.L si specialiste inxhiniere të ARSH, S.T, A. Z, L.T me cilësinë e drejtorëve të drejtorive të ARRSh-së, anëtarë të Këshillit Teknik, të cilët kanë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe të veprës penale të “Dhënia e ndihmës për ndërtimin e paligjshëm”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 199/b dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në deklaratë. Konkretisht, referuar njoftimit të policisë, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj shtetasve: “L. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; K. B., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; Masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin A. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier pranë ARRSH Durrës, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar këtë masë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve””, deklaron policia. Policia njofton se për 5 persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë shpallur në kërkim, nga ku 3 prej tyre me detyrë inxhinierë, 2 me detyrë ndërtues.