Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Letra e ministreve të Ramës drejtuar Holandës, reagon ashpër myftiu i Tiranës: Mos na shkatërroni...

Postuar: 09/10/2019 - 22:08

Pas reagimit të kishës katolike, në lidhje me letrën e ministreve të qeverisë dërguar Holandës ka reaguar edhe myftiu i Tiranës, njëkohësisht nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Lauren Luli.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjet, për t’u integruar në Europë.
 
“Profeti Muhamed a.s në Hutben e Lamtumirës na le amanet familjen: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso­nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.Njeriu është vepër madhështore e Zotit dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Zotit.”
 
Të dashur vëllezër dhe motra, qytetarë të thjeshtë dhe ata me përgjegjësi publike, rruga e Shqipërisë është Europa, nuk ka asnjë diskutim dhe mëdyshje për këtë! Vonesat drejt kësaj rruge nuk janë përgjegjësi e popullit, por e atyre që kanë marrë përgjegjësi publike për të çuar në destinacion këtë mision. Europa është qytetërimi i vlerave, shtetit të së drejtës dhe lirisë!
 
Europa nuk ia ka mbyllur derën vendit tonë për shkak të familjes apo vlerave që derivojnë prej saj. Kërkesat e Europës janë publike, secili prej nesh e ka të qartë se cilat janë ato.
 
Njerëzit me përgjegjësi publike duhet të jenë shumë të kujdesshëm në komunikimin e tyre me Europën dhe shtete të veçanta të saj. Numri i aborteve në Shqipëri, vetëm gjatë vitit 2018, ishte mbi 5-mijë. Ky është një krim! Inkurajimi dhe promovimi i të tilla fenomeneve bie ndesh jo vetëm me parimet hyjnore, por edhe me parimet shoqërore dhe traditën shqiptare.
 
Shqipërisë nuk i duhet të shkatërrojë qelizën bazë të shoqërisë, familjen, për t’u integruar në Europë. Shqipërisë i duhet të luftoje me padrejtësinë, korrupsionin dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës”, thotë Luli.
 
Më herët, arqipeshkvi i Metropolisë të Tiranë-Durrësit, imzot George Frendo reagoi kundër letrës që tetë gra ministre të qeverisë i drejtuan qeverisë së Holandës për çeljen e negociatave. Në tekstin e publikuar në faqen zyrtare të Arqipeshkvisë lexohet edhe indinjata e fortë e imzot Georgo Frendo i cili u drejtohet në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësueseve të qeverisë.
 
Një ditë më parë, përmes një letre 8 përfaqësuesit femra në kabinetin e Edi Ramës  i kërkuan parlamentit dhe qeverisë së Holandës që të mos bllokojë negociatat për Shqipërinë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/10/2019 - 07:20

Protesta e mbrëmshme në ‘Unazën e Re’ është shoqëror me akte të dhunshme dhe shkelje të kodit penal, çka ka bërë që disa prej protestuesve, mes tyre edhe Klevis Balliu, të shoqërohen nga policia në komisa

Postuar: 14/10/2019 - 07:14

Siç do ta shikoni edhe në foton e mëposhtme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti do

Postuar: 13/10/2019 - 23:14

Përfshihet në flakë një automjet.

Postuar: 13/10/2019 - 21:40

OSHEE ka njoftuar se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, më 14 tetor (e hënë),

Postuar: 13/10/2019 - 21:23

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj do të përballet të hënën më 14

Postuar: 13/10/2019 - 20:14

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu së bashku me disa protestues janë shoqëruar në Policinë e Tira

Postuar: 13/10/2019 - 20:01

Pas përfundimit të protestës në Astir, policia ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin e PD-së K