BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Aktualitet

Letra e presidentit të SHBA për Ramën, ja si e komenton Meta, lëshon dhe një thirrje të fortë për zyrtarët: Lojë korruptive të disa zyrtarëve, ky shtet po vazhdoi kështu edhe 5 muaj...

Letra e presidentit të SHBA për Ramën, ja si e komenton Meta,

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për mediat për situatën aktuale dhe politike në vend. Meta iu ka përgjigjur edhe interesit të gazetarëve duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

"Letra e Trump për Ramën, kërkonte tërheqjen e 5G nga Kina dhe zhvendosjen e ambasadës në Jeruzalem, a jeni dakord?" Dhe një pyetje e dytë, "kemi vënë re në rrjetet sociale, një retorikë të ashpër politike, a është kjo pjesë e fushatës?"

Meta hezitoi të komentojë letrën e Trump në adresë të Edi Ramës.

Ilir Meta: I uroj të shkuara Trump, por s’jam ekspert për këto çështje, brenda dhe jashtë Amerikës. Jam këtu si kryetar i shtetit për të lajmëruar për veprimtaritë kriminale që shkatërrojnë financat e shtetit. Shqetësimi im është se janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë në shifra prej miliarda eurosh. Shqetësimi im është se ka dyshime për lojë korruptive të disa zyrtarëve. Ky shtet po vazhdoi kështu edhe 5 muaj, merr borxhe këtej, la të Bechettit andej… Iu bëj thirrje të gjithëve të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre shtetërore.