
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Letrat me vlerë të qeverisë “joshin” investitorët jorezidentët, prania e tyre te bonot e obligacionet u rrit me 53% në fillim të 2023, 443.3 miliardë lekë në shkurt

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Mars 2023

Rritja e fortë e normave të letrave me vlerë të qeverisë që nga mesi i vitit të shkuar, duket se ka ngjallur interes të fortë te investitorët jorezidentë. Në janar të vitit 2022, totali i letrave me vlerë që u përkisnin jorezidentëve ishte 283.1 miliardë lekë. Në fund të shkurtit të këtij viti, kjo shifër ka arritur në 443.3 miliardë lekë, pra me një rritje prej rreth 53% krahasuar me janarin e 2022. Rritja më e ndjeshme e kurbës vërehet në muajt prill-maj 2022, për të arritur kulmin në muajin tetor me një total prej 446 miliardë lekësh. Ngritjet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit nga ana e Shqipërisë kanë ndryshuar hartën e subjekteve që financojnë borxhin e brendshëm shtetëror përmes bonove të thesarit e obligacioneve. Nga të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen në ankandet, rezulton se bankat dhe institucionet financiare kanë ulur interesin për bonot e obligacionet për pjesën më të madhe të 2022, hapësirë që është mbushur kryesisht nga individët. Në fund të vitit të shkuar rezulton se 12.1% e letrave me vlerë të Qeverisë janë blerë nga individët, të cilët kanë rritur dukshëm pjesëmarrjen në ankande, nga 10.4% në vitin 2021. Ndërkaq, pjesëmarrja e Bankave tregtare, nga 64,1% në vitin 2021, ka rënë në 62,58% vitin e shkuar. Shkak i kësaj pjesëmarrje kaq të lartë të individëve gjatë vitit të shkuar u bë rritja e yieldeve të letrave me vlerë të Qeverisë, të cilat arritën rekordin me afrimin e muajve të fundit të 2022. Pjesëmarrje që pritet në rënie këtë vit, megjithëse jo në nivelet aq të ulëta të hasura dy apo tre vitet e mëparshme. Pjesëmarrja e bankave dhe raporti i mbulimit të ankandeve të letrave të borxhit prej tyre është rritur dukshëm, si tek bonot, ashtu dhe tek obligacionet gjatë muajve të fundit të 2022.
Më të lexuarat


"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Çfarë po planifikohet? Gjendet një granatë dore në Shëngjin

Moti i keq bën 'kërdinë' në Shqipëri, vështirësohet kalimi në një tjetër aks rrugor (Video)

Çfarë po ndodh me kryebashkiakun e Himarës? Komisioni Europian reagon për arrestimin dhe burgosjen e Fredi Belerit

Aksident i rëndë, plagoset 26-vjeçarja

Krimi në familje/ Coptoi bashkëshortin me hanxhar dhe e hodhi në kanal, jepet dënimi për shqiptaren

Makina përplas te vijat e bardha 68- vjeçarin dhe e tërheq zvarrë për disa metra (detajet)

Gazetari i njohur zbulon skemën e mashtrimit të Milena Derajt që i 'gllabëroi' 340 mijë € familjes Ferracaku

Aksident i rëndë, plagoset shoferja 26- vjeçare

Moti për nesër/ Merrni masa pasi shtrëngatat, dhe stuhitë do të “pushtojnë” Shqipërinë
