Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lëvizja studentore bën lajmërimin e papritur, e thotë hapur çfarë fshihet pas protestës së sotme

Postuar: 22/05/2019 - 23:57

Ditën e sotme studentët protestuan para ministrisë së Arsimit duke ndezur zjarr e duke thyer xhama. Por Lëvizja Studentore, tejet aktive gjatë protestave studentore të dhjetorit, distancohet nga ajo që ndodhi sot duke thënë se në dhjetor 2018, nuk kishte dhunë të verbër e vulgare.

‘Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte një ngjarje historike për Shqipërinë. Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte preludi i bojkotit mbarëuniversitar në janar që i ndau studentët dhe pedagogët në dysh; nga njëra anë subjekte emancipues dhe nga tjetra shërbëtorë të pushtetit.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte krijimtari konstruktive, jo dhunë e verbër dhe vulgare; ishte thyerje e hegjemonisë shurdh-memece të pushtetit pa qenë nevoja të thyhej asnjë xham.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte refuzim i katërҫiptë i llumit tre-partiak të politikës nëpërmjet kërkesave thellësisht politike. Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte anti-sistemore përmes kerkesave brenda-universitare, sepse ky sistem politik nuk mund të bashkëjetojë me arsimin publik cilësor dhe falas për të gjithë.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 ishte ndërhyrje demokratike në sferën universitare dhe sociale. Anulimi i ligjit në arsim ngelet parakushti për një proces demokratik reformimi të universitetit, jo preteksi për rotacion pushtetor shterp.

Protesta e studentëve në dhjetor 2018 është frymëzimi për organizim dhe koordinim edhe më të fuqishëm në të ardhmen, përmes njohjes së problematikave studentore dhe gjithëpërfshirjes universitare në përpjekjet që do të vijnë’, thuhet në reagimin e Lëvizjes Studentore.

Mesa duket kjo nuk është një protestë e studentëve të dhjetorit, por një protestë me prapavijë politike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 19:17

Shefi i Policisë Bashkiake në Shkodër, Anton Hasanpapaj, ka replikuar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Postuar: 19/06/2019 - 18:24

Pas ultimatumit të dhënë ditën e djeshme nga Bashkia e Vaut të Dejes për lirimin e ambienteve të

Postuar: 19/06/2019 - 18:11

Përfshirja në sulme të dhunshme kundër procesit zgjedhor, siç është mësyrja në KZAZ-të e disa qyt

Postuar: 19/06/2019 - 17:53

Policia e Shtetit ka marrë nën mbrojtje pak çaste më parë edhe KZAZ-në në qytetin e Kavajës.

Postuar: 19/06/2019 - 17:52

Është mbyllur sot gjykimi në shkallën e parë për grupin e Habilajve.

Postuar: 19/06/2019 - 17:43

Ndërsa në spitalin e traumës shkuan të lënduar Alfred Lika nga Burreli, vëllai i kryetarit të PD

Postuar: 19/06/2019 - 17:31

DEKLARATË E PËRBASHKËT E KRYETARËVE TË BASHKIVE PËR ZBATIMIN E DEKRETIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLI