Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lëviznin me armë zjarri dhe drogë nëpër Tiranë, operacioni policor vë në pranga dy të rinjtë

Postuar: 11/09/2019 - 15:35

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, ditën e sotme, pasi lëviznin me armë zjarri pistoletë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Janë arrestuar shtetasit me iniciale: E. D., 33 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë dhe E. B., 25 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë.

“Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis,” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2019 - 23:30

Kjo javë do të sjellë temperatura të pazakonta për stinën në të cilën ndodhemi.

Postuar: 15/12/2019 - 23:07

Një 17-vjeçar është denoncuar nga familjarët i zhdukur prej 8 ditësh.

Postuar: 15/12/2019 - 22:49

Kundërshtimet e fuqishme të gazetarëve shqiptarë dhe organizatave të shumta ndërkombëtare që mbro

Postuar: 15/12/2019 - 22:41

Klajdi Qato, i riu që i shpëtoi tërmetit edhe pse qëndroi 20 orë nën rrënoja, ka falënderuar sot

Postuar: 15/12/2019 - 21:14

Olsi Hajdari, 27-vjeçari nga fshati Xhyrë i Librazhdit që mbërriti në koma në spital, ndërsa bash

Postuar: 15/12/2019 - 20:31

‘Ilyrian Guard”, shoqëria shtetërore e policisë, e krijuar në prill të këtij viti pri

Postuar: 15/12/2019 - 20:14

Janë ende të freskëta dekoret e dasmës së Olsit dhe Rezartës, por fatkeqësisht martesa e tyre, që