
Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Lideri i ri partisë së Merkelit, përkrahës i fuqishëm i Kosovës

Shkruar nga SOT.COM.AL 16 Janar 2021

Laschet: "Konflikti i Kosovës nuk ka shpërthyer për shkak të natalitetit, por buron nga fjalimi i Millosheviqit në Fushë-Kosovë më 1989. Me atë fjalim ai e mbuloi Ballkanin me luftë e dëbime”.
Sot (e shtunë), Armin Laschet është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Konservatore Gjermane (CDU), partisë së kancelares Angela Merkel.
Politikani i shquar gjerman, veç tjerash është i njohur për qëndrimet e tij ndaj Kosovës. Laschet kishte kritikuar politikanin tjetër gjerman, Sarrazin i cili kishte deklaruar se turqit po e pushtojnë Gjermaninë me natalitet të lartë “sikur shqiptarët Kosovën”.
“Historia e Kosovës është pak më e ndërlikuar. Kjo çfarë thotë Sarrazin, është mendësia e diktatorit Millosheviq, i cili kështu e ka arsyetuar politikën e tij agresive serbomadhe. Konflikti i Kosovës nuk ka shpërthyer për shkak të natalitetit, por buron nga fjalimi i Millosheviqit në Fushë-Kosovë më 1989. Me atë fjalim ai e mbuloi Ballkanin me luftë e dëbime”.
Po ashtu, Laschet e kishte mbrojtur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
“Në konfliktin e Kosovës Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk ka qenë i aftë për të marrë vendim dhe megjithatë është vepruar”, kishte thënë ai.
Laschet e ka dekoruar qytetarin Harald Meurer për themelimin e një organizate, e cila më 1999 ka tubuar para për viktimat e luftës në Kosovë.
Më të lexuarat


Ju del testi negativ edhe pse jeni të infektuar?! OBSH në Shqipëri sqaron: Ja çfarë duhet të dini

Do ketë shtrëngim të masave anticovid në fillim të javës? Silva Bino jep detaje, paralajmëron...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ‘kapet mat’ 34-vjeçari në Morinë

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë/ Lëvizte me monopatinë dhe jelek antiplumb, kush është shqiptari që i shpëtoi atentatit në Greqi i njohur për autoritetet?

Klodiana Lala rikthen vëmendjen tek ngjarja e bujshme, bën paralajmërimin e FORTË: Prisni se do dëgjoni shumë! Do të trazohen ujëra!

Mjegulla e madhe dhe pazakontë në disa qytete të vendit, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

Infektohet me covid-19 Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, niset me urgjencë drejt Italisë, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Zgjedhjet e 25 prillit/ Ministria e Brendshme del me njoftim të rëndësishëm

Anti-Droga operacion te ‘Myslym Shyri’/ Prangosen 2 persona, Policia zbardh detajet me çfarë e kishin mbushur çantën dhe veprimi që bënë në momentin e ndërhyrjes së efektivëve

A do ketë mbyllje totale të vendit? Anëtari i Komitetit të Ekspertëve zbulon cila do të jetë masa e parë që do merret ditën e hënë, ja cili është skenari i radhës
