Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lidhën dhe grabitën familjen e biznesmenit/ Dalin detaje të reja, si u kamufluan hajdutët të veshur si policë

Postuar: 12/01/2019 - 22:05

Tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë e të veshur me uniformë policie kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.
 
Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë  lanë të lirë disa kilometra më tutje.
 
“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar.  Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.
 
Po merret në pyetje biznesmeni. Ai ka dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka nodhur ngjarja.”, njoftoi gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj.
 
Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e  transportit ndërkombëtar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 20:23

Pas sherrit me thika pasditen e sotme në Korçë policia ka zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Postuar: 16/06/2019 - 19:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një person është plagosur me sende të fort

Postuar: 16/06/2019 - 18:38

Një aksident tragjik ka ndodhur në njësinë administrative Vergo të Sarandës, ku një punonjëse ësh

Postuar: 16/06/2019 - 17:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë, ku dy vëllezër kanë qëlluar me armë z

Postuar: 16/06/2019 - 17:10

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit

Postuar: 16/06/2019 - 15:49

Shpëtohet nga mbytja një çift bashkëshortësh në Velipojë.

Postuar: 16/06/2019 - 15:39

Gjykata jep vendimin për anëtaren e AMA-s Suela Musta, e cila akuzohet për lidhje me fisin Çapja