Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Lidhjet e krimit me politikën!”/ Blendi Fevziu: Ambasadori Soreka është ndryshe nga Romana Vlahutin, ja çfarë pritet të ndodhë

Postuar: 17/11/2018 - 10:25

Gazetari Blendi Fevziu thotë se ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luixhi Soreka është duke prezantuar një profil të ri në postin që drejton dhe që është i ndryshëm nga ai i paraardhëses Romana Vlahutin.

Në një koment të publikuar në ‘Opinion.al’, Fevziu shprehet: “Ambasadori i ri i BE në Tiranë, Luixhi Soreka, ka dalë në Opinion, duke prezantuar një profil të ri të postit që ai drejton. Ndryshe nga 3 vitet e drejtuara nga zonja Vlahutin, Ambasadori i ri, në vetëm 8 javë ka arritur të shohë dhe lexojë gjëra që duket se janë thelbësore në këtë vend. Dhe për të cilat deri më sot, ka folur kryesisht Ambasadori Amerikan në Tiranë, kanë folur struktura në Bruksel, por thuajse asnjëherë përfaqësia diplomatike europiane në Tiranë.”

“Ambasadori i ri e vuri theksin tek një problem që po bëhet sfilitës në këtë vend dhe që së fundmi, po përvijohet edhe si kushti bazë për hapjen e negociatave në Qershor: lufta kundër krimit dhe lidhjet e krimit me politikën!”,- shton më tej Fevziu.

Sipas Fevziut, lufta kundër bandave dhe përfshirjes së tyre në politikën shqiptare ka qenë prej vitesh ekskluzivitet i amerikanëve, por me ambasadorin Soreka kjo situatë pritet të ndryshojë dhe se evropianët do e ndjekin konkretisht këtë problem.

“16 vjet më parë, Ambasadori Amerikan Xhefri i ishte drejtuar kriminelëve në publik me deklaratën: “Baronë të krimit ju njohim, do t’ju ndjekim kudo që të jeni”! Që nga ajo kohë lufta kundër bandave, krimit dhe përfshirjes së tyre në politikë ka qenë thjeshtë ekskluzivitet i Ambasadorëve Amerikanë. Siç ndodhi në vitet e fundit me Lu. Tashmë, duket se BE ka nisur të shohë atë problem që amerikanët e shihnin prej vitesh. Dhe qëështë një ndihmë reale për Shqipërinë. Ardhja e Sorekës në krye të delegacionit jep edhe një garanci personale në këtë drejtim”, shkruan gazetari.

Blendi Fevziu komenton edhe angazhimin konkret të Sorekës kundër luftës së kanabisit në Shqipëri, si dhe për punën e tij si prokuror i antimafias në Siçili të Italisë.

“Ai duket në modelin e ambasadorëve që janë më shumë njerëz të aksionit. Siç deklaroi, ka hipur vetë në avionin e Guardia Di Financës për të parë situatën e kanabisit në Shqipëri. Situatë për të cilën zonja Vlahutin nuk foli qoftë edhe një herë. Ai vjen nga një karrierë si njeri i ligjit dhe Prokuror i Antimafias në Siçili. Ka qenë atje në një periudhë lufte të hapur mes mafias dhe ligjit, ku ka parë shumë nga kolegët e tij që kanë humbur jetën në këtë betejë. Por ka pasur fatin të shohë edhe falimentimin publik të krimit në raport me shtetin. Ndaj ai e di, se një vend ku banditët dhe kriminelët lëvizin lirshëm në mes të qytetit dhe ku trafikantët zgjidhen deputetë nuk është një vend normal. Tani kur veç Ambasadës së SHBA edhe kjo e BE shton një zë më tepër kundër krimit; dhe kur në Shqipëri, për fat të keq, besimi tek Ambasadat e huaja është më i madh se sa ai tek Drejtësia dhe Politika, çdo presion që vjen prej tyre është një bonus më shumë për një Shqipëri më normale dhe pa lidhje të krimit me politikën”, deklaron Fevziu.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 19:47

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë.

Postuar: 14/12/2018 - 19:40

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “24 Maji” të qy

Postuar: 14/12/2018 - 19:37

Maskat janë rikthyer në qytetin e Vlorës, ku mbrëmjen e sotme bëhet me dije se kanë grabitur nj

Postuar: 14/12/2018 - 19:30

Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale si vjedh

Postuar: 14/12/2018 - 19:24

Senati Akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës me anë të një deklarate për mediet ka reaguar

Postuar: 14/12/2018 - 19:13

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

Postuar: 14/12/2018 - 18:58

Grabitet makina që transferonte paratë e Drejtorisë se Përgjithshme të Transportit Rrugorë në Dur