Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lihen në burg të arrestuarit e Vilunit, arrestohet dhe një tjetër i kërkuar

Postuar: 15/11/2017 - 08:31

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për të gjithë personat e arrestuar, si të përfshirë nëtrafikun e 1.5 ton kanabisdrejt Italisë. Lënda narkotike u sekuestrua ditën e shtunë në fshatin Vilun të Velipojës, ku mes personave të arrestuar ishte dhe punonjësi i policisë, Enriko Zyle. Në sajë të një aksioni të forcave speciale në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës u bë i mundur sekuestrimi dhe arrestimi i 6 personave. Gjykata ka lënë në burg shtetasit Enriko Zyla, oficerë i policisë kufitare Tiranë, Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum, Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë, Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat, J. B., 20 vjeç, banues në Orikum, Fatjon Merko, 32 vjeç, banues në Përmet.

Në vijim të operacionit “VILUNI BEACH, shkon në tetë numri i personave të arrestuar për posedimin e 1.5 ton drogë e cila u gjet të shtunën në një vilë në Velipojë, gati për t'u trafikuar në drejtim të Italisë. Gjithashtu ditën e djeshmenë prangat e policisë ka rënë Gjovalin Ndoj, 30 vjeç, banues në Lezhë. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 11.11.2017 është bërë shpallja në kërkim e tij si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar po me këtë datë ku u sekuestruan 1502 kg lëndë narkotike kanabis sativa. 30-vjeçari, pjesë e grupit të trafikut të drogës e cila mbërriti në Velipojë nga Vlora, ka qenë njohës i mirë i zonës nga ku lënda narkotike do transportohej në drejtim të bregdetit për t'u ngarkuar në gomone. Ditën kur policia ndërmori operacionin në Velipojë, Gjovalin Ndoj ka qenë në një automjet duke udhëtuar në shoqërinë e efektivit të policisë, Enriko Zyle, gjithashtu dhe ky i arrestuar. Blutë arritën të prangosnin policin, ndërsa 32-vjeçari lezhjan i iku policisë për t'u prangosur vetëm pas 4 ditësh. Materialet do i referohen Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 283/a 25 dhe 22 të Kodit Penal. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:27

Një person është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune rreth  orës 18:00, në lagjen “Parku” Gramsh. Shtetasi O.

Postuar: 23/06/2018 - 23:09

Korca ka regjistruar disa ngjarje të rënda brenda kësaj të shtunë.

Postuar: 23/06/2018 - 21:31

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:40, në Paskuqan, ku një mjet tip “Volkswagen” m

Postuar: 23/06/2018 - 21:02

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip &qu

Postuar: 23/06/2018 - 20:47

Pas përmbytjes së Biblotekës Kombëtare, gazetarja e kulturës Violeta Murati ka bërë publik sot nj

Postuar: 23/06/2018 - 20:47

Mediat greke kanë publikuar pamjet e banesës ku ndodhej një nga tre shqiptarët e arratisur nga bu

Postuar: 23/06/2018 - 20:22

Edhe gjatë ditës së sotme, artistët janë mbledhur sërish, për të protestuar kundër shembjes së &l