BREAKING NEWS

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep mesazhin e fortë

“Pa koment”,Rama poston foton nga takimi i Bashës dhe jep
x

Aktualitet

Lihen të lirë 23 kontrollorë, flet avokati i tyre dhe zbulon çfarë po ndodh: 3 persona janë ende në Drejtorinë e Policisë!

Lihen të lirë 23 kontrollorë, flet avokati i tyre dhe zbulon

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shoqërimin e kontrollorëve të Albcontrol.

Mësohet se aktualisht në polici janë vetëm 3 persona, konkretisht shtetasit; F. Ndreca, A.Fezga (kryetar i sindikatës) dhe M. Mezini, ndërkohë që 23 të tjerët janë lënë të lirë.

Nga ana tjetër avokati i kontrollorëve e quan shkelje procedimin për vepër penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ sepse sipas tij kontrollorët nuk kanë funksione publike pasi Albcontrol është sh.a.

“.Një pjesë e të shoqëruarve janë marrë nga hoteli pranë Albcontrol ku ndodheshin dhe të tjerë që janë thirrur në mënyrë telefonike dhe janë paraqitur në mënyrë vullnetare. Sipas atyre që kanë dalë, kontrollorët janë marrë në pyetje. Kanë dhënë shpjegim për situatën. Deri tani asnjë urdhër arresti nuk është prerë për asnjë. Janë marrë në pyetje në DVP Tiranë’”, tha avokati.