BREAKING NEWS

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ FNSH i rrethoi shtëpinë, Fatmir Kolecaj s’pranoi të dorëzohej, qëlloi në mënyrë të befasishme me armë e plagosi një efektiv

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ FNSH i rrethoi shtëpinë,
x

Aktualitet

Lirimi i të dënuarve në shkelje të ligjit, ja çfarë thotë Saimir Vishaj

Lirimi i të dënuarve në shkelje të ligjit, ja

Avokati Saimir Vishaj ka komentuar lirimin e disa “të fortëve” nga burgjet.

Sipas tij nuk është zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të vërtetuar nëse një vendim është skandaloz apo është liruar një kriminel,

“Nuk mund të themi që ka një instrument që të ndiqen penalisht gjyqtarët që japin një vendim skandaloz. Një vendim jepet në emër të Republikës dhe përmban të gjithë pjesën e arsyetimit në zbatim të ligjit. Sot ka një vakum ligjor, sot nuk është zyra e ministrisë së Drejtësisë, nuk është zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të vërtetuar nëse një vendim është skandaloz apo është liruar një kriminel”, tha Saimir Vishaj në Opinion.