BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Aktualitet

Lleshaj zbret në terren dhe nis inspektimin, ultimatum personave që nuk i binden karantinës, thirrje urgjente qytetarëve: Njoftoni policinë

Lleshaj zbret në terren dhe nis inspektimin, ultimatum personave që

Në zbatim të masave anti-Covid në aktivitetet dhe bizneset që operojnë në Tiranë, kanë zbritur në terren ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi për inspektim të rregullave dhe masave që duhet të zbatohen.

Sipas Lleshaj do te këtë Zero tolerancë për shkelësit e ligjit, gjobë, mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për mosrespektimin e masave anti-COVID.

Ndërkohë për sa i përket personave që nuk u binden masave dhe karantinës Lleshaj ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të njoftojnë menjëherë policinë.

“Duhet të mbrojmë stafet shëndetësore. Bashkëpunimi ynë për respektimin e masave është ndihma më e madhe. Duhet të njoftojmë policinë për ata që nuk i binden masave dhe karantinës. Policia i ka të plota informacionet por bashkëpunimi ndihmon shumë. Është mjaft i rëndësishëm koordinimi i përpjekjeve. Të mbrojmë veten tonë, mjekët dhe policët.” tha ndër të tjera Lleshaj.

Më të lexuarat