Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lopa mes përmes Rrugës së Kombit, drejtuesit e mjeteve në panik: Burim për aksidente (Video)

Video: 

Postuar: 21/07/2018 - 21:02

 Shqetësimi i ngritur herë pas herë nga drejtuesit e mjeteve që përdorin Rrugën e Kombit, mbi rrezikun që paraqesin për ta kafshët që kalojnë mes për mes rrugës, duket se nuk po zgjidhet. Ditën e sotme një qytetar ka ngritur shqetësimin e tij, me anë të një video-je ku një lopë duket të kalojë në mes të kësaj rruge pa u shqetësuar fare nga automjetet që i afrohen.

Në video duket sesi shoferët frenojnë menjëherë, për të shmangur ndonjë aksident, edhe pse rreziku për ta është i pranishëm. Brenda disa sekondave, prania e lopës në mes të rrugës ka bërë që disa automjete të frenojnë për të mos u aksidentuar, e vetëm disa çaste më pas afrohet një autobus me pasagjerë.
Ndonëse dikush duhet të ishte duke u kujdesur për këtë lopë që lëviz lirshëm në mes të rrugës nacionale, duket se e ka lënë atë në mëshirë të fatit.
Për të shmangur rrezikun, drejtuesit e mjeteve janë përpjekur të devijojnë aq sa munden, pasi raste të tilla jo vetëm bllokojnë trafikun, por edhe bëhen burim aksidentesh.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 12:17

Sapo është dhënë pretenca nga ana e prokurorisë  për personat e ndaluar të cilët morën pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Postuar: 19/02/2019 - 12:08

Policia e Shteti njofton se gjatë 12 orëve të fundit kanë rënë në pranga 4 persona si janë proced

Postuar: 19/02/2019 - 11:35

Sot është mbajtur seanca e radhës ndaj mësuesit Myzo Dida, 63-vjeç i cili ka abuzuar seksualisht

Postuar: 19/02/2019 - 11:34

Të shtunën para Kryeministrisë protesta e opozitës degradoi në dhunë fizike dhe përplasje.

Postuar: 19/02/2019 - 11:26

Pas pamjeve të publikuara në emisionin investigativ “Fiks Fare” ku mjeku Çaush Zogu s

Postuar: 19/02/2019 - 11:15

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin numër 6 një nga protestuesit tek Unaza e Re, pasi

Postuar: 19/02/2019 - 11:08

Të paktën 4 persona kanë rënë në prangat  e  Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa lej