Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lubonja debat me Milon për eshtrat e Mid’hat Frashërit

Postuar: 13/11/2018 - 22:09

Sipas Fatos Lubonjës, Mid’hat Frashëri është një figurë, jetën dhe veprën e të cilit duhet ta njohin të gjithë shqiptarët.

“Historia e tij është historia e krijimit të Shqipërisë,” thotë analisti në një lidhje Skype me studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24.

Lubonja shprehet se Mid’hat Frashëri, si kryetar i Ballit Kombëtar, ka pranuar të bashkëpunojë me nazistët, duke menduar se “gjermanët janë kalimtarë ndërsa rreziku kërcënues i komunizmit mund të mbetet”. Sipas tij këtë Frashëri e ka bërë gjatë kohës së revolucionit socialist në Shqipëri, ndërsa ka pasur edhe një beadt mes tij dhe Paskal Milo.

“Mua më vjen keq që bëhen të tilla debate për një figurë të atillë. Në Itali ka një kanal më vete që bëhet thellimi i historisë së vendit. Një figurë si Frashëri duhet të ishte në një televizion, të studiohej, të mësohej prej historisë së tij, se historia e tij është historia e krijimit të Shqipërisë. Kushdo që do të mësojë si është krijuar Shqipëria, duhet të njohë jetën dhe veprën e Frashërit. Unë jam nga ata që e kam votuar Frashërin, një shkrim tejet të rëndëishëm që çdo shqiptar duhet ta lexojë është “Çështjet e indipendencës” për mënyrën si duhet bërë Shqipëria nga kaosi i një grumbulli fisesh. Gjithë puna e tij, këtu ka qenë. Aty kuptohet dhe situata ku jemi sot. Në atë shkrim Mid’hati i bën analizë shqiptarit, aty do shohim dhe veten tonë. Problemi është që pas 30 vitesh komunizëm, ne nuk e njohim Mid’hatin. Ne po e përdorim për qëllime politike tani, por nuk e shikojnë jetën e Frashërit dhe nuk e njohin veprën e tij. Duhet ta mësonin në shkollë.

Po të lexosh Frashërin, do shikosh koherencën e tij si patriot. Nuk është zgjedhje e Frashërit ajo që ka bërë në Luftën e Dytë Botërore. Ai vë në dukje në veprën e tij armiqtë e Shqipërisë, grekët dhe serbët. Kemi të bëjmë me një intelektual që ka një projekt. Dhe këtyre armiqve i bashkohet dhe një armik tjetër, bolshevizmi. Përtej zgjedhjes së tij në Luftën e Dytë Botërore, duhet të shohim kontekstin e Shqipërisë. Pushtimi italian e gjerman solli një Shqipëri më të madhe. Një bashkëpunim me serbët konsiderohej për Mid’hat Frashërin e papranueshme. Ai ka qenë anti-komunist, anti-bolshevik.

Paskali tha ky na ka përçarë. Këtu duhet të jemi më të saktë. Ajo që i ka ndarë, ka qenë projekti i revolucionit socialist. Përçarja e parë vjen nga komunistët, dhe bashkëpunimi me gjermanët vjen se vlerësimi i Mid’hat Frashërit, ka qenë se gjermanët janë kalimtarë dhe se komunizmi mund të na mbetet dhe është rrezik i madh,” tha Lubonja.

“Mid’hat Frashëri denigron figurën e s Ismail Qemalit”, u shpreh Paskal Milo.

“Po mirë ia bën..”, ka replikuar Lubonja.

“Nuk mund të shkëputet Mithat Frashëri nga Balli Kombëtar, sepse përpjekja për ta shkëputur nuk qëndron”, ka vijuar më tej diskutimin e tij Milo.

“Ajo që vë re unë tek diskursi i Paskalit, është që disa gjëra nuk mund t’i prekim… cili është historia dhe kundërshtua që Frashëri ka pasur ndaj Ismail Qemalit?”, u shpreh Lubonja.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 00:44

 Forumi Musliman i Shqipërisë ka mbështetur protestën studentore, duke e konsideruar atë një bekim për vendin dhe shpresë për të ardhmen.

Postuar: 12/12/2018 - 00:29

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin ‘Opinion’ ka bërë të ditur bisedën me një student

Postuar: 11/12/2018 - 23:33

Ndërsa vetë kryeministri ndodhet vetë në studion e Dudushit, gazetari Artan Hoxha nga studioja

Postuar: 11/12/2018 - 23:11

Një pjesë e mirë e studentëve protestues kanë qëndruar mbrëmjen e sotme para kryeministrisë duke

Postuar: 11/12/2018 - 22:56

 Kryeministri Edi Rama sonte është ulur në studion e Top Show dhe përballë tij ka disa të ri

Postuar: 11/12/2018 - 22:32

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “ Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministr

Postuar: 11/12/2018 - 22:26

Në emisionin ‘Dritare’ në News 24 po diskutohet lidhur me protestën e studentëve per