BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Aktualitet

Lufta kundër COVID, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e mirë çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Lufta kundër COVID, Ministria e Shëndetësisë jep lajmin e

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore 317
Të shëruar në 24 orë 529
Të shtruar në spitale 247
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3024

Testime totale 580,615
Raste pozitive 127,509
Raste të shëruara 96,129
Raste Aktive 29,083
Humbje jete 2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20608
Fier 2541
Durrës 1205
Gjirokastër 1205
Shkodër 1021
Vlorë 707
Korçë 719
Kukës 344
Dibër 338
Elbasan 254
Lezhë 102
Berat 39