
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Lufta kundër informalitetit në punësim, Shqipëria qëndron në vendnumëro! Studimi zbulon gjetjet e fundit: Fenomeni në vendin tonë sa 3-fishi i rajonit

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023
Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, Shqipëria po qëndron në vendnumëro, referon studimi për ecurinë e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor që u krye së fundmi nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike.
Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, informaliteti në tregun e punës ka pësuar rënie graduale vit pas viti, në 12-13% të totalit të punësimit më 2021 nga 22% që ishte në vitin 2014.
Më një aksion në vitet 2015 -2016 Shqipëria e uli disi informalitetin në tregun e punës, duke e çuar treguesin në 35% nga më shumë se 50% që ishte në vitin 2014.
Grafiku i ekspertëve të Vjenë tregon se që nga viti 2017 dhe deri më 2021 nuk ka më asnjë përmirësim, përkundrazi ka tendencë të lehtë në rritje të informalitetit në tregun e punës.
Ekspertët e Vjenës cilësojnë se punësimi informal ka vazhduar të bjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor në 2021.
Vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia publikojnë zyrtare të dhënat për punësimin informal, të llogaritura nga Anketa e Forcave të Punës, duke përfshirë personat e vetëpunësuar në bizneset e paregjistruara, punëtorët me pagesë pa kontratë dhe punëtorët e papaguar të familjes.
“Në dekadën e fundit, informaliteti ka prirje në rënie në të tre vendet, por vitet e fundit zhvillimet kanë qenë të ndryshme.
Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, punësimi informal ra si në vitin 2020, ashtu edhe në vitin 2021, ndërsa në Shqipëri ngeci.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia kishin të ngjashme nivelin e punësimit informal (rreth 12-13% e totalit), ndërsa në Shqipëri, pesha ishte e konsiderueshme më e lartë (37%)” , theksohet në studim.
Papunësia mbetet një problem i madh për të rinjtë në rajon. Në vitin 2021, papunësia e grupmoshës (15-24) vjeç ishte mbi 25% në të gjitha vendet dhe deri në 38% në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.
Që nga pandemia, grupmoshat e ndryshme në rajon kanë dëshmuar tendenca të ndryshme në dinamikat e papunësisë. Në Kosovë dhe Serbi, shkalla e papunësisë ka rënë ndjeshëm tek të rinjtë (15-24 vjeç), ku Kosova pati rënie mbresëlënëse prej 11.4 pikë për qind.
Në të kundërt, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, përmirësimi më i dukshëm u vu re në moshën e mesme, por jo për të rinjtë.
Në Mal të Zi, i vetmi grup që përjetoi rënie të papunësisë ishin të moshuarit (55-64 vjeç), ndërsa të rinjtë panë një rritje prej 12 pikë përqindje në shkallën e tyre të papunësisë.
Më të lexuarat


“E njihja Liridonën”/ Zeka mes lotësh zbulon detajet: Në varrim Naimit i thanë ‘ti je vrasësi’, ai u tërbua

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares, ja çfarë vendosi gjykata për babain e saj

Naim Murseli planifikoi vrasjen e bashkëshortes, Artan Hoxha zbulon detajet e bisedës me familjarët e Liridonës: Familja kërkon të lihen të qetë për të vajtuar humbjen e vajzës

Vrasja e Entjan Nikulajt, ish-prokurori i Krimeve të Rënda ngre alarmin: Shteti ka dështuar e nuk po respektohet Kanuni, ekzekutimet po kryhen nga vrasës me pagesë

Vrasja e Entjan Nikulaj tre muaj pas ekzekutimit të kushëririt, Artan Hoxha del me paralajmërimin e bujshëm: Konfliki do prodhojë të tjera viktima pas lidhjeve të forta me politikën edhe…

Ceremonia lamtumirës për Liridonën, vëllai rrëqeth me fjalët: Me të sot varrosëm një pjesë të shpirtit tonë

Vrasja e Liridona Ademajt / Klodiana Lala zbulon detaje nga krimi makabër në Kosovë: Liridona dinte diçka të errët për Naimin, nuk është histori parash

Gazetari tregon arsyen e pazakontë pse Naimi mohoi në gjykatë vrasjen e Liridonës

E trishtë! Ndahet nga jeta gjimnazisti i njohur që ka shënjuar histori në Shqipëri (Emri+Foto)

Berisha nuk paraqitet në gjykatë, analisti i njohur ngre dyshimet e forta: Përse drejtësia nuk hedh një hap procedural për ish-kryeministrin kur 12 zyrtarë socialistë kanë punë hetimore me SPAK
