
"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Zgjedhjet e 14 Majit/ Alibeaj dorëzon listën e anëtarëve të KZAZ

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Skandali "McGonigal"/ Berisha publikon mesazhin e qytetarit: Rama prej 3 ditësh në një ishull me hetues të FBI

Lufta kundër trafiqeve të lëndëva të forta narkotike, agjentët e DEA-s zbarkojnë në Shqipëri, operacion në disa qytete, priten arrestime

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2023

Dy agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në Shqipëri për të ndërmarrë një megaoperacion pas sasisë prej 1.3 ton kokainë të kapur në portin e Savonës, në Itali si dhe arrestimit të 4 shqiptarëve. Operacioni do të shtrihet në disa qytete të vendit, pasi në përgjimet e autoriteteve të huaja kanë dalë emra të personave të përfshirë në trafikun e drogës, ku pritet të ketë arrestime “VIP”. Sasia e kokainës në Itali u zbulua më 2 janar. Ngarkesa ishte nisur nga Brazili dhe dyshohet se organizatorë ishin shtetas shqiptarë. Më konkretisht u sekuestruan 741 pako kokainë, të ambalazhuara në 26 mbështjellës celofani, të fshehura në motorët e varkës, me një peshë totale rreth një ton. Operacioni që është kryer nga Guardia di Fiananza e Barit është vazhdim i atij të 2 janarit kur u arrestuan 4 shqiptarët, të cilëve iu gjet 353 kilogramë kokainë, e fshehur në dhomat e hotelit. Pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në port të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor. Kjo është arsyeja pse u aktivizua monitorimi i ngarkesës, me mjete ajrore dhe detare, pasi ajo kishte kaluar Gjibaltarin.
Hetimet për bandën italo-shqiptare
Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare në Itali ka sekuestruar 5 ditë më parë sasinë e madhe të drogës të transportuar nga një anije tregtare e zbarkuar në portin e Savonës. Hetimet e deritanishme kanë shërbyer për të rindërtuar aktivitetet kriminale të një organizate kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës, e cila dyshohet se operon në Italinë qendrore e jugore në bashkëpunim me subjektet kriminale shqiptare. E gjithë sasi e drogës e sekuestruar për 16 ditë, pra 1.3 tonë kokainë, ishte e gjitha e destinuar për organizatën kriminale italo-shqiptare.
Agjentët e DEA-s takim “sekret” me SPAK
Kujtojmë se edhe më herët një grup agjentësh dhe oficerësh të anti-drogës amerikane DEA, mbërritën në Shqipëri. Katër oficerë të strukturës së DEA-s me seli në Athinë kanë zhvilluar një takim me një grup prokurorësh të SPAK, edhe pse kjo vizitë e agjentëve është mbajtur sekret hetimor për hetuesit shqiptarë. Takimi mes agjentëve amerikanë dhe Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme është zhvilluar në godinën e SPAK-ut dhe ka zgjatur për disa orë. Pjesë e diskutimeve mes tyre kanë qenë ngarkesat me drogë që kanë zbarkuar në Portin e Durrësit, të cilat kanë shënuar dhe sasitë rekord të trafikimit të kokainës së ardhur nga Kolumbia. Agjentët federalë kanë ardhur nga Greqia, ku ndodhet dhe qendra e Anti-Drogës amerikane për Ballkanin. Mësohet se ata kanë marrë informacione për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, por edhe doganave si dhe për format dhe procedurat e ndjekura në secilin nga rastet. Ky interes i amerikanëve pritet të pasohet edhe nga një vizitë e një grupi prokurorësh shqiptarë në vendet e origjinës të kokainës që mbërrin në Shqipëri, ku edhe disa shqiptarë kanë mbetur viktimë.
Më të lexuarat


Preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës tentojnë të bllokojnë rrugën e Rinasit, përplasen me policinë: Duam vlerën e pronës sipas çmimit të tregut

Qeveria gati projekligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin Penitenciar, hetim familjarëve të të dënuarve dhe në shërbim prove

"Në Tiranë ende nuk ka nis kontrolli...", eksperti Karamuço reagon për grupet kriminale

Pamjet e vrasjes së Artan Santos/ Gazetari Hoxha kritikon ish-shefin e policisë, ja cila është arsyeja

Gazetari Hoxha tregon 'prapaskenat' e kamerave nga grupet kriminale, zbulon arsyen përse i përdorin

E rëndë/ Humb jetën në aksident 23-vjeçarja shqiptare në New York, dalin detajet nga policia

Kapet shqiptari me aftësi të kufizuar, ja si bënte “kërdinë” me grabitje në Greqi

Përfshihet nga flakët mjeti në Tiranë, dalin detajet e para

Aksident në Vlorë, plagosen tre persona, dalin detajet nga policia

COVID 19 në vend, Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e fundit
