Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason gazetarin grek, ja çfarë i thotë për Erdogan

Prag lufte mes Turqisë dhe Greqisë! Kryeministri Rama befason
x

Aktualitet

Lufta me Covid-19 në Shqipëri/ Mjeku i njohur jep alarmin: Po helmojnë dynjanë. Të largohen menjëherë këta persona

Lufta me Covid-19 në Shqipëri/ Mjeku i njohur jep alarmin: Po

Mjeku i njohur Erion Dasho ka kritikuar ekspertët që po menaxhojnë situatën e Covidit në Shqipëri.

Sipas tij, “në situatën që po kalon vendi, skota e "ekspertëve" shumëpërdorimësh bën mirë t’u lërë vendin ekspertëve të vërtetë të cilët janë të vetmit që mund t’a nxjerrin vendin nga qerthulli i rrezikshëm ku është futur dhe t’a rikthejnë përgjigjen ndaj COVID në shina të sigurta.”

“COVID-I DHE “EKSPERTËT” SHUMËPËRDORIMËSH

Jo gjithmonë shiringat kanë qënë njëpërdorimëshe. Brezi im ende mban mend shiringat shumëpërdorimëshe prej qelqi, të cilat pasi përdoreshin, zjeheshin 20-40 minuta dhe ishin gati për t’u mbushur me injeksionin e radhës.

Për fat të keq, sot kur jemi në kulmin e epidemisë nga COVID, dhe në ditët e para të vitit elektoral, rreth pushtetit janë shfaqur me shumicë politikano-“ekspertë” të tipit shumëpërdorimësh.

Këta ndryshe nga shiringat e dikurshme, mbushen jo me ndonjë medikament, por me helm nga partia që i “ushqen” me poste, para, favore, etj. dhe nisin të helmojnë dynjanë.

Duke qënë përgjithësisht të dështuar si në karierën politike, ashtu edhe atë profesionale, këta persona këputin “kopaçe” pas “kopaçeje” duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.

Statura e ekspertit fitohet me studime, punë e djersë dhe jo duke ju servilosur padronit të radhës duke mos pyetur për moral shoqëror e profesional. Ai që i shërben verbërisht pushtetit duke e bërë të zezën të bardhë, gjithçka mund të jetë por vetëm ekspert jo!

Në situatën që po kalon vendi, skota e "ekspertëve" shumëpërdorimësh bën mirë t’u lërë vendin ekspertëve të vërtetë të cilët janë të vetmit që mund t’a nxjerrin vendin nga qerthulli i rrezikshëm ku është futur dhe t’a rikthejnë përgjigjen ndaj COVID në shina të sigurta.

Jeta dhe shëndeti i shqiptarëve janë shumë të shtrenjta për t’u lënë në dorë të "ekspertëve" shumëpërdorimësh...”, shkruan Dasho.