BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Aktualitet

Lufta me koronavirusin/ Epidemiologu Dritan Ulqinaku qetëson shqiptarët: Kjo është e vetmja sfidë që nuk kemi kaluar për të qenë pak sa më të qetë

Lufta me koronavirusin/ Epidemiologu Dritan Ulqinaku qetëson

Epidemiologu Dritan Ulqinaku u shpreh se në tërësi situata e pandemisë nuk ishte më e frikshme sikurse u shfaq në fillim, pasi tashmë autoritetet kanë më tepër informacion dhe dinë më mirë se si të sillen. Por ai theksoi se frika e vetme mbetet mbingarkesa e sistemit shëndetësor, për këtë ai apeloi mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike.

“Kemi kaluar goxha sfida, mund të them se mbase mund të ishim edhe më keq, por për hir të së vërtetës nuk jemi në ato shifra shumë të vështira, sepse, mosndërgjegjësimi në shumë vende që nuk mbajnë maska, hapja e shkollave, turistët e shtuar, ndikoi në rritjen e rasteve por jo në tejkalim të pritshmërisë. Nuk e shoh me frikë, e vetmja sfidë që do doja të kaloja ishte ditë me shi, që mbush njerëzit në mjedise të mbyllura dhe makina, kjo është e vetmja sfidë që nuk kemi kaluar për të qenë pak sa më të qetë,” tha mjeku Ulqinaku për Euro News.