BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Aktualitet

Lufta me koronavirusin / Kita Sallabanda jep superlajmin për Shqipërinë

Lufta me koronavirusin / Kita Sallabanda jep superlajmin për

Mjeku Kita Sallabanda, shprehet se Shqipëria është vendi i dytë në Evropë që e ka kaluar më lehtë pandeminë Covid-19. Ai tha se gjatë verës, situata do të jetë më e qetë dhe kjo sipas tij për shkak të temperaturave të larta dhe vaksinimi masiv që po bëhet.

“Shqipëria ka ikur nga zona e kuqe. Janë vaksinuar deri 500 mijë qytetarë, pra 20% e popullatës është vaksinuar. Rritja e temperaturës ka rënë edhe agresiviteti i virusit. Në periudhën e beharit kjo situatë do të përmirësohet dhe do përmirësohet po ashtu edhe me vaksinimin masiv të popullatës. Shqipëria është vendi i dytë në Evropë që e ka kaluar më e lehtë Covid-19. Kjo mund të ketë ndodhur për shumë faktorë, për imunizimin ndaj infeksionit dhe për masivitetin me vaksinimin e popullatës. Shqipëria nuk ka pasur shumë numra të lartë në krahasim me vendet përreth”, tha Sallabanda për Ora News.