BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Aktualitet

Lufta me koronavirusin/ Mjeku Dritan Ulqinaku zbulon sa persona janë vaksinuar deri më tani në Shqipëri

Lufta me koronavirusin/ Mjeku Dritan Ulqinaku zbulon sa persona janë

Mjeku Dritan Ulqinaku u ndal dhe tek fushata e vaksinimit në Shqipëri. Ai tha se deri më tani me dy doza vaksinash janë vaksinuar gjithsej 800 persona ndërsa vetëm një dozë e kanë marrë rreth 8 mijë. Ulqinaku vendosi theksin se shkalla e refuzimit tek personat është thuajse zero dhe kjo sipas tij është një dëshmi e punës së mirë e Institutit të Shëndetit Publik.

“Vaksina me dy doza nuk janë bërë më tepër se 800 individë, ndërsa për një dozë 8 mijë individë. Ne mundohemi të administrojmë. Ne mundohemi të organizojmë dhe të mos na shkojnë dozat vend edhe të bëjmë një proporcion shëndetësorë që individët ta marrin. Shkalla e refuzimit është thuajse zero, kjo tregon dhe një civilizim shumë të mirë. Ne si punonjës të shëndetit publik kemi bërë një punë shumë të mirë, të paktën në këtë drejtim”, tha mjeku për News24.