
Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Lufta me koronavirusin/ Mjeku Ilir Alimehmeti tregon se çfarë na pret në vijim

Shkruar nga SOT.COM.AL 13 Janar 2021

Mjeku Ilir Alimehmeti theksoi se procesi i vaksinimit filloi me personelin e spitaleve covid të cilët janë edhe personat më të ekspozuar ndaj koronavirusit, ku deri më sot janë kryer rreth 200 vaksina.
Lidhur me efektet anësore që vaksinimi mund të jap tek personat e injektuar, Alimehmeti shton se është ende herët për të dalë në konkluzione pasi shifrat e personave që kanë marrë vaksinën janë shumë të ulëta.
“Procesi i vaksinimit filloi me ata që duhet, personat që punojnë në spitalet Covid që kanë ekspozimin më të madh nga gjithë ne të tjerët.
Deri sot janë kryer rreth 200 vaksina, shifrat të cilat ditët e para janë të logjikshme të jenë në këtë nivel. Le të shpresojmë që ditët në vijim të hyjmë në shifra shumë më të mëdha , pasi këto janë shifra teje të vogla për nevojat tona kombëtare. Gjatë rrugës do të shohim sa të sigurta dhe efiçente janë vaksinat e marra.
Nuk kemi dëgjuar diçka të rëndë sepse ajo do të binte në sy, mund të ketë gjëra të vogla si dhimbje tek vendi i injektimit, vetë kompania ka parë vetë ato efekte nga vaksina që janë pak relativisht për një vaksinë dhe i ka ndjekur për disa muaj. Pra ju mos prisni që kjo gjë të ndodh në momentin e injeksionit, e dyta vetëm 200 raste u injektuan me dozën e parë, që do të thotë se është një numër tejet i vogël qoftë në daljen të efekteve anësore të mëdha. Këto janë raste të rralla dhe ndodhin në shifra më të mëdha, është diçka e pritshme dhe e deklaruar nga kompania prodhuese që në këto numra të vegjël nuk pritet ndonjë çudi. Tani shihet në momenti kur një vaksinë hyn në popullatë shihet se çfarë bën dhe çfarë ka ndodhur në praktikë, por duhen numra më të mëdhenj dhe duhet kohë më e mirë për tu studiuar”, u shpreh Alimehmeti për Fax News.
Më të lexuarat


Tronditëse në Ksamil, 12-vjeçarja denoncon njerkun për abuzim seksual prej disa vitesh, tregon detaje të tmerrshme: Më ka përdhunuar kur mami nuk ishte në shtëpi

I zhvati një gruaje 270 mijë €, Gjykata dërgon “në shtëpi” pronarin e njohur të një agjencie udhëtimesh, zbardhet premtimi që i kishte bërë shtetases që i kishte marrë lekët

Çfarë po ndodh? Banorët e tre fshatrave në Mirditë bllokojnë 'Rrugën e Kombit'

Akuzohet si i përfshirë në vrasjen e bujshme të ndodhur në vendin tonë, Gjykata jep vendimin për Indrit Taullaun

Kapet kokainë me vlerë 400 mijë paund dhe 340 mijë £ cash, arrestohen 4 shqiptarë, zbardhet e gjithë skema e përdorur

Moti i keq pas reshjeve të dëborës dhe uljes së temperaturave, ARRSH apel të fortë drejtuesve të mjeteve: Mos kaloni pa zinxhirë në këto akse!

Sot dita e 6 e vaksinimit në “Air Albania Stadium”/ Manastirliu zbulon shifrën sa mjekë dhe infermierë e kanë marrë deri tani dozën e parë të Pfizer

Mori 30 bombola oksigjeni nga spitali dhe iu shpërndau në banesë qytetarëve, arrestohet punonjësi i spitalit pas skandalit që u publikua dy ditë më parë

Jurgen Kurti u ekzekutua me 25 plumba në Tiranë, Prokuroria zbulon emrin kush është autori i dyshuar që vrau menaxherin e VIP-ave

Nga Peshkopia drejt Tiranës me drogë, policia fundos transportuesin, çfarë iu gjet tjetër gjatë kontrollit
