BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Aktualitet

Mjeku shqiptar në SHBA: Izolimi nuk ka sukses, kjo është masa numër 1 për parandalimin e COVID!

Mjeku shqiptar në SHBA: Izolimi nuk ka sukses, kjo është masa

Shqipëria është duke kaluar periudhën më infektive të pandemisë ndërkohë që masat parandaluese nuk kanë ndryshuar që prej fillimit të vitit 2021.Qytetarëve i është ndaluar lëvizja nga ora 20:00 deri në orën 06:00, aktiviteti i bizneseve gjatë këtij orari është ndaluar gjithashtu dhe maskat janë të detyrueshme në të gjitha ambjentet publike.

Doktor Agron Ismaili, i cili punon në Florida të SHBA, tha gjatë një interviste në emisionin “Me Pak Fjalë” se “izolimi nuk ka aq sukses sa ne do të donim”.

“Izolimi nuk ka sukses sepse është i vështirë për tu zbatuar”, deklaroi Ismaili dhe theksoi se “masat më e mirë për të arritur sukses do të ishte vaksinimi, ruajtja e distancës, mbajtja e maskës dhe higjena personale”.

Doktori nënvizoi se “maskat janë masa numër 1 për parandalimin e COVID-it” dhe se kjo gjë është vërejtur në disa punime shkencore të qendrës së SHBA për kontrollin e sëmundjeve.

“Madje maskat parandalojnë edhe sëmundje të tjera si gripi, këtë vit SHBA patën numrin më të ulët të të prekurve nga gripi”, tha ndër të tjera Ismaili.