BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Aktualitet

Lufta ndaj Covid/ Pas Tiranës, ky është qyteti që kryeson infektimet në 24 orët e fundit

Lufta ndaj Covid/ Pas Tiranës, ky është qyteti që kryeson

Në Korçë u shënuan 47 raste të reja infektimesh të shpërndara në qytete dhe fshatra por edhe pse shifrat e të prekurve nga koronavirusi vazhdojnë të rriten më pak kujdes po tregohet për të shmangur infektimet.

Më të prekura janë grupmoshat e reja por pavarësisht apelit të vazhdueshëm për të respektuar masat këta të fundit dalin të shkujdesur. Frekuentimi i lokaleve, mjediseve të mbyllura apo edhe organizimet familjare mbeten përsëri shqetësimi kryesor ndërsa mjekët epidemiologe e ngrenë shqetësimin se është duke u treguar më pak kujdes.

Në qytetin turistik edhe për shkak të motit të ngrohtë lëvizjet në rrugë janë shtuar e po ashtu edhe frekuentimi i lokaleve, ndërsa në fundjavë turistët vazhdojnë të frekuentojnë Korçën në shifra të larta.