BREAKING NEWS

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos heqjen e koalicioneve, Basha dhe amerikanët lënë në baltë presidentin

Fundoset Meta, Kuvendi rrëzon dekretin për Kodin Zgjedhor dhe vulos
x

Aktualitet

Lulzim Basha ndryshon taktikë, mesazhi i fortë i Frrok Çupit: E shikoj me premtime anemike. Ja çfarë po synon kryeministri Rama

Lulzim Basha ndryshon taktikë, mesazhi i fortë i Frrok Çupit: E

Taktika elekorale e Lulzim Bashës ditët e fundit ka ndryshuar. Ai ka ndërprerë takimet me përfaqësues të biznesit dhe kërkon realizimin e planit të tij për rimëkëmbjen e vendit nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Analistët presin një fushatë elektorale me premtime të realizueshme me zërat përkatës financiar, në të kundërt sipas tyre partitë politike rrezikojnë të zhgënjejnë sërish votuesit.

Frrok Çupi e shikon opozitën me pretimet anemike.

“Maxhoranca thjesht po ngre stekën e qeverisjes, më duket sikur po luan për mandatin e katërt pasi projektet janë shumë afatgjata.

Ndërsa opozitën e shikoj me premtime anemike, do ta doja shumë frymëzuese, të madhe, të vizatohej atdheu i nesërm”, u shpreh Frrok Çupi për Top Channel.