
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

“Lum denoncimesh për sjelljen e efektivëve”, Gledis Nano bën për ‘ujë të ftohtë’ drejtuesit e policisë: Reflektoni urgjent, po toleroni horrat, por jo qytetarët

Shkruar nga SOT.COM.AL 8 Gusht 2022

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka reaguar me një mesazh drejtuar vartësve të tij, nisur kjo edhe nga denoncimet e qytetarëve, të cilët janë të pakënaqur me sjelljen e policisë.
Sipas Nanos, ka efektivë policie, të cilët tolerojnë horrat, por jo qytetarët, ndërsa të tjerë bëjnë presion për të marrë ryshfet.
“Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin, por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar. Punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët. Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot”, thuhet nder te tjera ne mesazhin e Nanos.
Mesazhi i plotë i drejtorit të policisë
“Përshëndetje të nderuar Drejtues
Ditët e fundit, mua si Drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e policisë së shtetit.
Gjithashtu kam ndjekur me vëmendje shumicën e reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale.
Duke anashkaluar reagimet politike, mllefin e qytetarëve e me të drejtë, kam seleksionuar vetë disa prej tyre që për mua janë shumë shqetësuese.
Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për rrugoren, patrullat, shqiponjat, policinë kufitare e atë kriminale.
Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin, por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar.
Punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët.
Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot.
Sjelle arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për të bërë presion e për të marrë ryshfet.
Mesazhe të ngjashme me dhjetëra qindra kanë ardhur e vijojnë të vijnë. Kjo është shumë shqetësuese shumë alarmante.
Një mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër:
“Sigurisht një pjese e mirë e policëve të vjetër duhen hequr fare se janë të korruptuar, ama me këta të rinjtë punoni me edukimin e tyre. Kanë problemë te pafundme me komunikimin me qytetarët, inferiorë në komunikimin edukativo njerëzor”.
Shumë i dhimbshëm për Policinë ky mesazh.
“Mjafton të kesh një dokument policie e bën ç’të duash në këtë vend”.
Zgjodha disa prej tyre që më janë drejtuar mua si Drejtor i Përgjithshëm.
Të merrem masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos raportoni pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por të reflektoni urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar”, shkruhet në mesazh.
Më të lexuarat


“Dënim të përjetshëm ose...”/ Vëllai i Liridonës kërcënon Naim Murselin: Pasi e vrau, po hante në një hotel luksoz

Ngadalësimi i blerjeve të banesave/ Ekspertët zbulojnë arsyet: Operacionet e SPAK...

Tragjedi në familjen shqiptare, babë e bir humbin jetën në aksident, zbardhen detajet

“Nesër ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës dhe...”/ OSHEE paralajmëron qytetarët

“Sot duhet të kryhet kjo punë”/ Zbardhen detaje nga dosja, si e organizoi vrasjen e bashkëshortes Naim Murseli

Aksidenti i rëndë në Shkodër/ Rreth tre orë e bllokuar në makinë, nxirret dhe dërgohet në spital drejtuesja 27-vjeçare, ja si paraqitet gjendja e saj

Plagosja me thikë në Tiranë, njoftimi zyrtar i policisë (Detajet)

Vrasja e Liridona Ademajt, reagon ashpër Albin Kurti: Arrestimi i kriminelëve nuk mjafton, autorët të marrin dënim maksimal

“Kam qenë dhe vetë i rrezikuar”/ Inskenoi vrasjen e Liridonës, zbardhet dëshmia e Naim Murselit në gjykatë

E rëndë në vendin fqinj, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident, dyshohet se...
