Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

'Lumenj' droge nga Irani në Greqi, arrestohen pesë shqiptarë (DETAJE)

Postuar: 24/04/2019 - 19:18

 Në rajonin e Atikës në Greqi janë zhvilluar tre operacione të gjera anti-drogë, që kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike. Në operacionin e parë është goditur një grup kriminal, që importonte heroinë të pastër nga Irani për ta përpunuar në Greqi si dhe kokainë e kanabis dhe shpërndarë më tej në tregun vendas.

Në pranga ranë 5 shqiptarë, ndërsa ‘kokat’ e bandës ndodhen në burg. Gjatë operacionit u zbuluan depot, 2 laboratorë me të gjitha pajisjet si dhe u sekuestruan 44 kg e 475 gr heroinë, 10 kg e 800 gr pluhur për bastardimin e lëndëve narkotike, pistoletë, automjete, motora, celularë.

Në operacionin e dytë që u zhvillua po në zonën e Atikës u arrestua një 46 vjeçar shqiptar, për transportin e 75 kg dhe 100 gr kanabis të papërpunuar.

Në vijim të operacionit, u arrestua një tjetër shqiptar 37 vjeç, në shtëpinë e të cilit u gjendën 732 kg dhe 660 gr kanabis e papërpunuar, si dhe në një tjetër depo u sekuestruan 7 kg dhe 435 gr kokainë dhe 10 kg kanabis, bashkë me 3 peshore dhe 6 celularë dhe 540 euro nga tregtia e drogës.  Vlera kishte vlerë mbi 1 milionë euro.

Operacioni i tretë u krye në zonën e Pireut, ku u arresuan disa persona mes tyre edhe shqiptarë, që akuzohen për tregtimin e lëndës narkotike në tregun vendas. Në total u sekuestruan 10 kg e 657 gr kanabis, 84 gr kokainë dhe 51 fidanë ujorë kanabis, bomba dore si dhe peshore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 20:27

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Koço Kokëdhima.

Postuar: 22/08/2019 - 19:49

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme

Postuar: 22/08/2019 - 19:05

Një operacion i policisë italiane i koduar “Kusar”, shpartalloi një bandë përgjegjëse

Postuar: 22/08/2019 - 18:50

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 17:59

Zbardhet ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit I.,Ç, 26 vjeç, lindur në Mallakas

Postuar: 22/08/2019 - 17:49

Një 30-vjeçar ka rënë nga shtylla duke pësuar dëmtime dhe djegie në trup.