
Postuar: 19/09/2018 - 09:28
Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në Mallakastër.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Aranitas, Mallakastër, pasi shtetasi P. Z., 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
“Në datën 19.09.2018, rreth orës 08:15, në fshatin Aranitas, Mallakastër, shtetasi P.Z, 27 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, rrugës për në Spitalin Rajonal Fier si edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.Z, 31 vjeç”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/