BREAKING NEWS

Tirana ‘vatër e nxehtë’ e COVID-19, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me koronavirus u identifikuan në 24 orët e fundit në vendin tonë

Tirana ‘vatër e nxehtë’ e COVID-19, Ministria e
x

Aktualitet

Makina përplaset me autobusin e nxënësve në Elbasan, identifikohet viktima (EMRI)

Makina përplaset me autobusin e nxënësve në Elbasan,

Përplasja e një makine me autobuzin e nxënësve të në aksin Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur Mirakë, mbrëmjen e somte i mori jetën një 25 vjeçari dhe la të plagosur një 30-vjeçar.

Nga të dhënat të bëra të dityur mësohet se viktima është shtetasi Gentjan Pepa, 25 vjeç, banues në Librazhd dhe në gjendje të rëndë Elton Poçi, 30 vjeç, banues në Librazhd.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj. 

Njoftimi paraprak i policisë së Librazhdit

Më datë 17.11.2018, rreth orës 20:30, në aksin rrugorë Elbasan- Librazhd , në fshatin Mirakë, është përplasur autobuzi me targa AA 121 CS me drejtues shtetasin Gj.S., 48 vjeç, banues në Durrës, me mjetin tip "Honda" , me targa AA352 CK me drejtues shtetasin G.P.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit Honda shtetasi G.P. 25 vjeç, banues në Librazhd ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa pasagjeri i mjetit Hoda shtetasi E.P është është transportuar për në spital në gjendje të rëndë për jetën. Nga përplasja, asnjë nga pasagjerët e autobuzit nuk është lënduar Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Më të lexuarat